Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), në kalendar të gjykimeve, është bërë e ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë caktuar dhjetë seanca për muajin maj.
Të gjitha këto seanca pritet të fillojnë në orën 9:30, por se do të transmetohen me 45 minuta vonesë për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Datat e planifikuara për seanca në çështjen e Thaçit dhe të tjerët për këtë muaj janë: 10, 11, 12, 15, 16, 18, 18, 22, 23 dhe 24 maj.
Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi për këtë çështje dhe janë mbajtur dhjetë (10) seanca.













