Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kërkon të zbulohet Ekipi misterioz i serbëve që po e shkruajnë Asociacionin

26/04/2023 - 14:15
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kërkon të zbulohet Ekipi misterioz i serbëve që po e shkruajnë Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Kurti kërkon që të shfaqet Ekipi Menaxhues që po e harton draft-Statutin e Asociacionit, i cili përbëhet prej katër serbëve. Përbërjen e këtij ekipi anonim Kurti thotë se nuk e di as ai. Dihet vetëm se Kurti nuk është lejuar ta shkruajë vetë Asociacionin dhe për këtë i janë dhënë kompetencat Ekipit, që kryesohet nga deputetja e partisë së Vuçiqit.

Gazeta Express

Ekipi Menaxhues, të cilit nuk i dihet përbërja, e shkruan draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Prezantimi i këtij drafti pritet të bëhet me 2 maj, në takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndonëse, Ekipi formalisht i bie të jetë i palës kosovare, Kryeministri Kurti dhe të tjerët thonë se nuk dinë shumë për këtë ekip. Dhe, as nuk kanë pritje se do ta shkruajë një draft-Statut të pranueshëm për Kosovën.

Kurti thotë se i takon Ekipit Menaxhues të shfaqet, derisa tregon se pjesëtarët e tij nuk i kanë pranuar ftesat për takim që ua ka bërë vartësi i Kurtit, ministri Elbert Krasniqi.

“Draft-statute, në të kaluarën, kanë konsideruar se e ka për detyrë ekipi menaxhues, i cili ka një vendim të fundit të ish-zëvendëskryeministrit Rakiq, nga 25 shtatori i viti 2020 për një ndërrim të përbërjes, mirëpo kaq di nga ana ime. I përket ekipit menaxhues që të shfaqet. Por ministri im, Elbert Krasniqi, që është ministër i Administrimit Lokal, i ka bërë ftesë për takim këtyre, mirëpo ata nuk janë përgjigjur asnjëherë”, tha Kurti të martën.

Ekipit Menaxhues, që do ta hartojë draft-Statutin e parë të Asociacionit, nuk i dihet përmbajtja. Edhe më tutje, askush nuk e tregon profilin e të gjitha hartuesve të atij dokumenti.

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka zbuluar vetëm kryesuesen e atij ekipi, Danijela Vujiçiq, e cila është deputete në Kuvendin e Serbisë, nga radhët e partisë së Vuçiqit, SNS-së. Ajo është nga Mitrovica e Veriut.

Bislimi dukej i pakënaqur që Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë shkruhet nga ekipi i udhëhequr nga një deputete e Serbisë.

“Janë katër persona. Janë serbë. Daniela Vujiciq është kryesuese. Dy prej tyre janë që nga viti 2013, dy kanë pësu vazhdimisht ndryshime”, ka thënë Bislimi në fillim të prillit, duke shtuar tutje se “Udhëheqësja e Ekipit Menaxhues është një deputete e Serbisë, që në fakt, nga Kuvendi i Serbisë, ajo e bën një draft-statut për Kosovën”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, javën e kaluar ka thënë se nëse Ekipi Menaxhues ofron një draf-Status që i përshtatet Serbisë, atëherë ai duhet të shkarkohet. Konjufca nuk ka shumë shpresë që Ekipi do të bëjë punë të mirë, duke gjykuar na përbërja e tij.

“Aty qysh është e rregulluar kjo punë nga e kaluara është se ekziston një ekip i menaxhimit i cili ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit, një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofrojë tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionoj duke parë përbërjen e këtij ekip të menaxhimit, ku është i përberë edhe nga deputetët e Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën. Nëse ky menaxhment ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë, mendoj që më e udhës për Kosovën është që të shkarkohet ky menaxhment”, ka thënë Konjufca.

Më 2 maj pritet të shihet se çfarë do të ndodhë më draftin e hartuar nga Ekipi Menaxhues – gjithmonë nëse takimi nuk dështon. Presidenti serb sot ka dhënë shenja që edhe mund të mos shkojë në takim.

Ndërmjetësuesi evropian i Dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak e ka konfirmuar se në takimine 2 majit, pjesë e agjendës është prezantimi i draftit të Statutit të Asociacionit.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar herën e fundit në Ohër, ku është arritur dakordimi për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e raporteve, e cila u pranua më 27 shkurt, në Bruksel. /Express/

Share Now

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë