
Gazetari i njohur Marin Mema ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook shkruan Veriu info
Lidhur me heshtjen dhe faljen e historisë nga krerët e shteteve shqiptare , duke ju referuar gjetjeve arkeologjike në Shkup dhe mos verifikimit të tyre.
Postimi i plotë:
Një mesazh sot nga Shkupi Dardan. Bashkë jemi më të fortë! ❤️🇦🇱. Përse ka rënë heshtja mbi zbulimin e pllakave Dardane në Shkup ? Çfarë ndodhi me objektet ? Si falet në këtë formë historia, tradita dhe trashëgimia e shqiptarëve ? Përse shtetarët shqiptarë nuk kërkojnë verifikimin e objekteve arkeologjike që mbahen prej mëse 100 vjetësh të mbyllura në depot e Shkupit ? Përse këto objekte nuk vendosen në muze ? Si mund të ndërtohet një muze në Shkup dhe asnjë objekt të mos deklarohet zyrtarisht ilir ? As edhe një i vetëm. Ku është parë ky lloj deformimi qesharak ? Çfarë është kjo heshtje e shtetarëve shqiptarë ? Me kë janë këta njerëz ?
Heshtja nuk mund të zhdukë historinë. Shqiptarët në Shkup e kudo në Maqedoninë e sotme të Veriut janë AUTOKTONË, Turp kjo heshtje. Turp kjo falje e historisë ! Të kërkosh të drejtën për të patur historinë tënde, trashëgiminë, kulturën, identitetin, nuk është ekstremizëm, por e drejtë themelore. Si mund ti merret një populli kjo e drejtë ? Si mund ti zhduket e vërteta!
Sa të kem frymë do të punoj për Kombin tim. 🇦🇱❤️ Ju përshëndes nga Shkupi Dardan.










