Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

UP reagon pas akuzave se po planifikon avancime të një grupi të asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë

26/04/2023 - 17:13
në Lajme
A A
UP reagon pas akuzave se po planifikon avancime të një grupi të asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Express raportoi sot se Këshilli Drejtues i UP-së po planifikon të zvogëlojë normën e ligjëratave obligative që ua mundëson asistentave të bëhen profesorë në Fakultetin e Mjekësisë. Por, këtë e kundërshtoi Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila tha për Gazetën Express se Rektori po dëshiron t’i “shpëtojë një grup asistentësh” për t’i avancuar, ndërsa e njëjta pohon se ka kërkuar avancim për të gjithë që në total në Mjekësi janë 49 asistentë.

Aktivisti Rron Gjinovci këtë përpjekje e pa si mënyrë që partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i bëjë profesorë disa asistenta të saj.

Gjithsesi, Universiteti i Prishtinës, pas përfundimit të mbledhjës së Këshillit Drejtues ka lëshuar një komunikatë për media përmes së cilës shprehen të gatshëm për shqyrtim të mëtejmë të kësaj çështje si dhe kërkojnë nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë që të ofrojë një propozim konkret si qasje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Sipas UP-së “është vlerësuar se opsioni i propozuar për ndryshimin e përcaktimit të normës javore është një prej opsioneve që do të mund të adresonte zgjidhjen e problemit në mënyrën ekonomikisht më të favorshme për UP-në dhe është i përballueshëm për buxhetin e UP-së. Norma javore me orë mësimore në total për profesor asistentët e ri do të rritej në 10 orë në javë (2 orë ligjërata dhe 8 orë ushtrime) nga 6 orë, sa është aktualisht. Praktika e tillë do të zvogëlonte nevojat për pozita të reja të asistentëve, do të ekonomizonte dhe motivonte stafin ekzistues akademik, si dhe do të mundësonte dhe lehtësonte akreditimin e më tepër programeve të reja mësimore”.

Komunikata e plotë e UP-së:

Tani një kohë të gjatë është evident problemi i shpërputhjes së madhe ndërmjet numrit të orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Për pasojë, gjendja e tillë ka sjellë Fakultetin e Mjekësisë në situatën që:

(1) Aktualisht Fakulteti funksionon në kundërshtim me vendimin në fuqi të Këshillit Drejtues të UP-së për numrin maksimal të studentëve për grup ligjëratash,

(2) Ka më tepër se 30 asistentë mësimorë me titull shkencor të Doktorit të shkencës të arritur deri edhe para më tepër se një dekade, të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen Profesor asistent, por të cilëve u është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të mosplotësimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik.

Propozimet për ndryshimin e përcaktimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik, si kriter për shpalljen e konkursit për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në thirrjen akademike Profesor asistent janë përpjekje e menaxhmentit aktual të UP-së për të adresuar zgjidhjen e problemit të mësipërm në Fakultetin e Mjekësisë. Propozimet janë bërë pas konsultave gjithëpërfshirëse me menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë, asistentët aktualë mësimorë të përfshirë, dhe Këshillin Drejtues të UP-së.

Opsioni i sforcimit të vendimit aktual të Këshillit Drejtues do ta përballte Fakultetin e Mjekësisë me sfida të pakapërcyeshme infrastrukturore për shkak të rritjes së madhe të numrit të grupeve mësimore, që për pasojë do të kishte rritjen e menjëhershme për numër të objekteve mësimore dhe rritjen e menjëhershme të orëve të ligjëratave, mbulimi i të cilave do të ishte i papërballueshëm për buxhetin e Universitetit të Prishtinës. Kështu, është vlerësuar se opsioni i propozuar për ndryshimin e përcaktimit të normës javore është një prej opsioneve që do të mund të adresonte zgjidhjen e problemit në mënyrën ekonomikisht më të favorshme për UP-në dhe është i përballueshëm për buxhetin e UP-së. Norma javore me orë mësimore në total për profesor asistentët e ri do të rritej në 10 orë në javë (2 orë ligjërata dhe 8 orë ushtrime) nga 6 orë, sa është aktualisht. Praktika e tillë do të zvogëlonte nevojat për pozita të reja të asistentëve, do të ekonomizonte dhe motivonte stafin ekzistues akademik, si dhe do të mundësonte dhe lehtësonte akreditimin e më tepër programeve të reja mësimore.

Opsion tjetër në shqyrtim është anulimi i tërësishëm i ndryshimit ndërmjet orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë, duke pasur parasysh fushën e tyre specifike të studimit me mësim klinik, pastaj sforcimi i vendimit aktual të Këshillit Drejtues për kufizimin e numrit maksimal të studentëve për grup ligjëratash, përkundër kundërshtimit këmbëngulës të tij nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, e deri te opsioni i mbajtjes së status quo-s, duke mos e adresuar fare problemin nga niveli i menaxhmentit të UP-së. Kemi vlerësuar se opsioni i fundit, pra i mbajtjes së status quo-s është më i pafavorshmi për imazhin publik të Universitetit të Prishtinës, për nevojat e tij, për menaxhimin dhe motivimin e stafit të tij të brendshëm akademik, si dhe gjetjen e zgjidhjes që është ekonomikisht efektive. Sigurisht, cilido opsion që miratohet, mbetet subjekt i zbatimit rigoroz të kritereve që lidhen me kërkesat cilësore dhe meritat e kandidatëve për thirrjet akademike statutare.

Në kushtet e reja të krijuara me interesimin e shtuar publik mbi problematikën e mësipërme, jemi të gatshëm për shqyrtim të mëtejmë të problematikës së diskutuar më sipër mbi bazën e këshillimit me njësinë përkatëse akademike. Në këtë kontekst, kemi kërkuar nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë që të ofrojë një propozim konkret si qasje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë