
Qeveria e Kosovës e ka përgatitur draftligjin e ri të pagave i cili pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Bazuar në draftin e përgaditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, me ligjin e ri të pagave kryetarët e tre komunave Mitrovicës-Bedri Hamza, Vushtrrisë- Ferit Idrizi, dhe Skenderajt-Fadil Nura do të paguhen nga 1500 euro në muaj, derisa aktualisht ata paguhen 1000 euro në muaj.
Ndryshe, Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars ndërsa ndaj tij kanë filluar reagimet nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientet për ta.
Më poshtë gjeni koeficientët e plotë për të gjitha kategoritë:












