Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Qeveria Kurti është çështje ditësh.
Krasniqi në një prononcim për GazetaBlic potencoi se, Qeveria Kurti ka vendosur ta formojë Asociacionin duke shkelur mbi të gjitha parimet e tyre sa ishin në opozitë.
Sipas Krasniqit, Qeveria po mundohet ta drejtojë gishtin nga pushteti i kaluar në mënyrë që zbehin rolin e tyre në formimin e “zajednicës” e për të adresuar vemendjen tek anëtarët e ekipit”.
“Tani që formimi i Asociacionit është çështje ditësh, me qenë se Qeveria Kurti ka vendosur ta formojë atë duke shkelur mbi të gjitha parimet e tyre sa ishin në opozitë, përfshirë edhe protestat e dhunshme, e tani mundohen t’i ikun përgjegjësisë së tyre duke e drejtuar gishtin tek qeveritë e kaluara për formimin e ekipit menaxhues për hartimin e asociacionit, e gjithë kjo me qëllim për të zbehur rolin e tyre në formimin e “zajednicës” e për të adresuar vemendjen tek anëtarët e ekipit”, tha Krasniqi.
“Por, asesi nuk mund t’u hedhin hi syve qytetarëve që tashmë e kanë kuptuar realitetin e kësaj qeverie, e cila nuk ka lënë premtim e parim pa shkelur pasi që ka ardhur në pushtet”, shtoi Krasniqi













