Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dekanja e Mjekësisë i reagon UP-së: Akreditimi tërhiqet nëse rritet numri i grupeve të ligjëratave

27/04/2023 - 14:17
në Lajme
A A
Dekanja e Mjekësisë i reagon UP-së: Akreditimi tërhiqet nëse rritet numri i grupeve të ligjëratave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, vazhdon të këmbëngulë se nuk duhet bërë zvogëlimi i normës së ligjëratave obligative që ua mundëson asistentave të bëhen profesorë. E kontaktuar nga Gazeta Express, dekanja Manxhuka-Kërliu, thotë se edhe në rast se rritet numri i grupeve te ligjëratave, nga dy në total sa janë, do të rrezikohet akreditimi.

Kështu ka deklaruar dekanja e Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, një ditë pasi Universiteti i Prishtinës tha se ky fakultet “funksionon në kundërshtim me vendimin në fuqi të Këshillit Drejtues të UP-së për numrin maksimal të studentëve për grup ligjëratash”.

E gjithë “zhurma” që është krijuar ka të bëjë me avancimin e një grupi asistentësh në Fakultetin e Mjekësisë, në pozitën profesor-asistent. Që sipas aktivistit Rron Gjinovci, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i fus profesora disa asistentë të saj, përmes ndryshimit të normës javore të mësimit. Dekanja ka deklaruar se është e paligjshme t’i zvogëlohen orët profesorëve ekzistues, për të emëruar të rinj.

Në këtë situatë, UP ka kërkuar nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë që të ofrojë një propozim konkret për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Por, dekanja Manxhuka-Kërliu, deklaron se propozimet për konkurs për staf të rregullt i ka dërguar më 8 shkurt.

“Fakulteti i Mjekësisë ka dërguar propozimet e Këshillit të Fakultetit me 8 Shkurt 2023 për konkurs për staf të rregullt bazuar në normën e cekur në Rregulloren për të ardhura personale të fundit”, tha dekanja e Mjekësisë për Gazetën Express.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, deklaron se drejtimet Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji, janë akredituar me dy grupe të organizimit të ligjëratave në periudhën për pesë vite, dhe nëse rritet numri i grupimeve rrezikohet humbja e akreditimit.

“Sa i përket grupeve të ligjeratave (7) në këtë rregullore ne kemi kërkuar mendim nga Agjensioni i akreditimit dhe KSHC vitin e kaluar dhe të njëjtit kanë kthyer përgjigje për FM dhe Këshillin Drejtues të UP-së se nëse aplikohet e njëjta, tërhiqet akreditimi. FM vitin e kaluar ka riakredituar programin Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji për 5 vite me dy grupe të organizimit të ligjeratave. Prandaj, në FM vazhdon të organizohen ligjërata me dy grupime ashtu siç jemi akredituar. Nuk rrezikoj me humbjen e akreditimit për dy programet me atraktive në UP. Duhet theksuar se programin Mjekësi e Përgjithshme në Kosovë e ofron vetëm FM i UP. FM, poashtu ka qenë shumë i suksesshëm vitin e kaluar meqë ka riakredituar tri programe të doktoratës. Jemi i vetmi fakultet në UP me tri programe të doktoratës”, tha ajo të enjten për Gazetën Express.

E njëjta thekson se për 17 pozita profesor-asistent ka orë mësimore, por jo edhe për 32, sa ka deklaruar UP se në këtë fakultet janë “më tepër se 30 asistentë mësimorë me titull shkencor të Doktorit të shkencës të arritur deri edhe para më tepër se një dekade, të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen Profesor asistent, por të cilëve u është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të mosplotësimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik”.

Gjithashtu, ajo thotë se për 7 vite në FM janë avancuar mbi 60 asistentë në profesorë-asistentë.

“Për 7 vite në FM janë avancuar mbi 60 asistentë në profesor-asistent, më shumë se që kanë staf në total disa fakultete në UP. Në FM janë 49 asistentë me doktoratë. Për 17 ka orë bazuar në normën aktuale në rregullore Kurse për 32 nuk ka orë. Në FM kemi rreth 400 staf akademik duke përfshirë edhe asistentë të angazhuar me kontratë kurse të rregullt janë 230. Disa fakultete të UP-së kane në Total 16 staf, disa 40 etj”, përfundoi ajo.

Gazeta Express raportoi të mërkurën se Këshilli Drejtues i UP-së po planifikon të zvogëlojë normën e ligjëratave obligative që ua mundëson asistentave të bëhen profesorë në Fakultetin e Mjekësisë. Por, këtë e kundërshtoi Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila tha për Gazetën Express se Rektori po dëshiron t’i “shpëtojë një grup asistentësh” për t’i avancuar, ndërsa e njëjta pohon se ka kërkuar avancim për të gjithë që në total në Mjekësi janë 49 asistentë.

Dekanja u shpreh se“qëndron prapa asaj që ka thënë dje”.

Sipas UP-së “është vlerësuar se opsioni i propozuar për ndryshimin e përcaktimit të normës javore është një prej opsioneve që do të mund të adresonte zgjidhjen e problemit në mënyrën ekonomikisht më të favorshme për UP-në dhe është i përballueshëm për buxhetin e UP-së. Norma javore me orë mësimore në total për profesor asistentët e ri do të rritej në 10 orë në javë (2 orë ligjërata dhe 8 orë ushtrime) nga 6 orë, sa është aktualisht. Praktika e tillë do të zvogëlonte nevojat për pozita të reja të asistentëve, do të ekonomizonte dhe motivonte stafin ekzistues akademik, si dhe do të mundësonte dhe lehtësonte akreditimin e më tepër programeve të reja mësimore”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë