Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla i përgjigjet Daçiqit: Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm, do ta dëshmojnë

27/04/2023 - 20:01
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla i përgjigjet Daçiqit: Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm, do ta dëshmojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ia përmendi kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla deklaratat e saja kur thoshte se do të dorëzojë dosje në Gjykatën Speciale, kjo e fundit iu kundërpërgjigj.

Daçiq tha se Gërvalla ka ndihmuar të akuzohen krerët e UÇK-së, duke bashkëpunuar me familjarët e viktimave të pretenduar.

Kurse ajo tha se nuk ka nevojë të përfshihen këto deklarata, duke shtuar se Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm dhe çdo argument është në anën e tyre.

“Hashim Thaçi do të dëshmojë se UÇK, ai vet dhe të tjerët kanë që po akuzohen kanë çdo argument në anën e tyre dhe janë të pafajshëm në ato akuza.”

Ajo gjithashtu i ka thënë se fjalimi i tij i jep kuptim pse është quajtur “Slloba i vogël”.

“Zotri Daçiq, ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur në vitet e 90’ta, Sloba i vogël, pra një Millosheviq i vogël për shkak të bosit dhe heroit tuaj. E kuptoj se jeni i zemëruar dhe e njoh këtë gjuhë që moti, sepse unë nuk jam në politikën evropiane që 2 a 3 vite, por ju duhet t’ua shpjegoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në vitin 1999, por duhet të mbani retorikë të tillë dhe mendoj se populli i Kosovës nuk meriton retorikë të tillë.”, tha Gërvalla.

Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova është e pavarur dhe atentati ndaj babait të saj, Jusuf Gërvalla është bërë nga UDB-ja e dominuar nga serbët.“Mund të përdorni citate nga viti 1000 apo 1500 apo ku e di, por më vjen keq për juve, sepse jeni fqinji ynë. Folët për babain tim dhe kjo e bën akoma më të qartë se si mendoni. Babi im ka qenë shkrimtar dhe gazetar dhe është bërë atentat nga shteti i dominuar nga Serbia, ish-UDB-ja ka qenë i dominuar nga Serbia dhe ky shërbim ka bërë atentat ndaj babait tim se ka dashur Kosovë të pavarur dhe një Kosovë e pavarur për juve personalisht është gjë aq e vështirë për t’u pranuar dhe ju më parë do të pranonit një atentat ndaj një gazetari dhe kjo tregon se ju jeni Serbia e vjetër. Ju jeni Serbia e Millosheviqit, ajo Serbia tjetër dhe jo ajo Serbia e re që i duhet Evropës. Me ju, Serbia e di se nuk ka rrugë drejt BE-se.” tha Gërvalla.

Ajo i ka thënë Daçiqit se Serbia ka kryer vrasje në masë dhe ka shkatërruar e ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Me përpjekjet tuaja për të më ndërlidhur mua me Gjykatën Speciale më lejoni të ju them se për dallim prej Serbisë, ju folët për Gjykatën Speciale të votuar nga Parlamenti i Kosovës dhe jo nga Serbia, ka qenë vendim i pavarur për të hetuar krimet e mundshme, apo shkeljet e kryera mes vitit 1998-2000 dhe lidhur me këtë është me rëndësi të njohim veprat heroike të qytetarëve të Kosovës që kanë shpëtuar qindra-mijëra jetë nga makineria serbe pjesë e së cilës keni qenë ju. Dhe ne kemi njohur vlerat heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët morën qëndrim për t’i ballë ballë gjenocidit. Ishin pala juaj që bëri shkatërrime, që dogji shtëpi, vrau burra, gra, foshnje dhe e festonte këtë. Ky gjenocid është festuar dhe ju keni qenë në mesin e tyre, njeriu nuk mund të bijë më poshtë se kjo. Populli i Kosovës mbronte shtëpitë e veta dhe nuk ishin terroristë dhe forcat serbe ishin, madje të financuar nga shteti i tyre. Ndërhyrja amerikane pengoi këtë, e ndaloi këtë dhe bashkë me trimërinë e burrave dhe grave tona ia dolëm të jemi fitimtarë.”, tha Gërvalla.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë