Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Daniel Server për dialogun Kosovë-Serbi: Albin Kurti po mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën

28/04/2023 - 08:55
në Lajme
A A
Daniel Server për dialogun Kosovë-Serbi: Albin Kurti po mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarë të Bashkimit Evropian(BE) kanë konfirmuar tashmë se më 2 maj, në fokus të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Server, në një prononcim për Front Online thotë se Kosova duhet të ofrojë konceptin e vet për vetë-menaxhim, të cilin ua ka premtuar serbëve që jetojnë në Kosovë.

Profesori Server konsideron se nuk duhet biseduar për një Asociacion që ka kompetenca ekzekutive, dhe se kjo nuk do të diskutohet në takim nëse duhet besuar amerikanëve.

“Mendoj se Kosova duhet të ofrojë konceptin e saj për vetë-menaxhim që ua ka premtuar komunitetit serb (Asociacioni nëse kjo është ajo që nënkuptohet). Por kompetencat ekzekutive janë jashtë diskutimit, nëse duhet besuar amerikanëve”, thotë Server për Front Online.

Server thotë se Kryeministri Kurti në dialogun me Serbinë, po mundohet të bëjë më të mirë për Kosovën.

“Ai po mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën. Kjo është përgjegjësia e tij”, tha ai.

Server ka komentuar edhe shkeljet që po i bënë Serbia të marrëveshjes së Ohrit.

Shkelje të marrëveshjes ajo bëri edhe në ditën e zgjedhjeve.

Ai konsideron se reagimi i BE-së karshi Serbisë është i vonuar.

“Një reagim i BE-së është i vonuar, por BE-ja është e ndarë dhe me të vërtetë nuk mund të bëjë shumë”, tha ai për Front Online.

Duke komentuar procesin zgjedhor në veri të vendit, Server thotë se sfidë do të mbetet ajo nëse njerëzit e zgjedhur mund të qeverisin në mënyrë efektive.

“Vetë zgjedhjet shkuan mirë, por është e vështirë të shihet se si njerëzit e zgjedhur do të jenë në gjendje të qeverisin ne mënyre efektive”, tha ajo për Front Online.

Server derisa flet për dialogun dhe marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konsideron se një marrëveshje përfundimtare është ende shume larg.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë./Front Online/

JU REKOMANDOJMË

Zogaj pas dështimit të 44’të: VV është humbëse në përgjegjësi e në etikë – shkelje e vullnetit të qytetarëve
Lajme

Zogaj pas dështimit të 44’të: VV është humbëse në përgjegjësi e në etikë – shkelje e vullnetit të qytetarëve

09/07/2025 - 12:56
Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme
Lajme

Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme

09/07/2025 - 12:54
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Lajme

Tërmet në Itali

09/07/2025 - 12:48
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Lajme

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash

09/07/2025 - 12:45
Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Lajme

Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan

09/07/2025 - 12:31
Rasti i Agon Zejnullahut, paralajmërohet protestë për sonte në Lipjan
Kryesore

Rasti i Agon Zejnullahut, paralajmërohet protestë për sonte në Lipjan

09/07/2025 - 12:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë