
Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë se një person është therur me thikë në Mitrovicë, ku ka marrë plagë të rënda.
Detaje ka dhënë edhe policia në raportin 24 orësh, ku pas incidentit viktima ka marrë tretmanin mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rapori i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Besim Nuka 27.04.2023 – 21:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë një përleshje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar me një thikë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.










