Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri, që u mbajtën të dielën e 23 prillit.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ në mbledhjen e mbajtur të premten bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), nuk ka pranuar asnjë ankesë për procesin zgjedhor.
“Nga PZAP dje na kanë njoftuar se brenda afatit të përcaktuar ligjor nuk ka parashtruar askush ankesë prandaj janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve”, tha ai.











