Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Qytetarët janë të dëshpëruar dhe të pashpresë me Kurtin, të vetmen mundësi e kanë ikjen nga Kosova

16/02/2022 - 08:51
në Lajme
A A
“Rri more rri, mos u frikëso”, Kurti lë seancën, Ganimete Musliu e quan frikacak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dëshpëruar dhe të pashpresë për qytetarët Qeverinë Kurti po e konsideron deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, teksa thotë se të vetmen mundësi që e shohin ata është ikja nga Kosova.

Musliu ka folur edhe për punën e kësaj qeverie, duke thënë se këtë vit nuk ka arritur ta përmbush agjendën e paraparë legjislative.

Musliu e ka quajtur të dobët Qeverinë Kurti edhe në pyetjet parlamentare, pasi sipas saj ligjvënësit nuk po arrijnë asnjë herë të marrin përgjigje nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Duke folur për këtë, Musliu mori shembull seancën e fundit, ku tha se vetëm katër prej tyre kanë parashtruar pyetje ndaj ministrave.

“Përveç pjesës legjislative, fatkeqësisht parlamenti nuk ka mundur ta ushtrojë punën dhe detyrën e tij, çoftë në parashtrimin e pyetjeve parlamentare ju e keni parë që ka rënë interesi tek deputetët për të parashtruar pyetje parlamentare në mungesë të vullnetit të ministrave për t’u përgjigj. Në seancën e fundit prej 120 deputetëve ne kemi pasur vetëm 4 pyetje parlamentare, vetëm 4 deputetë sepse të gjithë deputetët po hezitojnë të parashtrojnë pyetje të cilat ripërsëriten nga seanca në seancë dhe nuk marrin përgjigje nga ministrat e Qeverisë Kurti”, ka thënë Musliu, në një intervistë për Ekonomia Online.

“Fatkeqësisht ato ligje të cilat i kemi shty me procedurë të shpejta kanë qenë vetëm ndryshime kozmetike teknike dhe nuk kanë të bëjnë absolutisht me substancën e ligjeve, prandaj i kanë futur si numër të madh në paketë për t’u dukur gjoja se po përmbushet agjenda legjislative, dhe kjo mënyrë e të punuarit ose të Qeverisjes i bënë shumë dëm Kosovës dhe është rrezik i madh për vendin sepse thjesht nuk po punohet në substancë, po punohet sipërfaqësisht po punohet Ad-hoc, po punohet sa për të mbush numra e statistika gjoja se po punohet. Në thelb nuk është duke u punuar mirëfilli dhe drejt”, ka deklaruar Musliu.

Deputetja e PDK-së, thotë se shefi i Qeverisë i ka zhgënjyer qytetarët, teksa përmend edhe ikjen e qytetarëve nga Kosova. Ndërsa për këtë frustrim siç e cilëson ajo, shkon në favor të opozitës.

“Sot më shumë se kurrë frustrimi qytetar është në kulm, dëshpërimi qytetar është në kulm. Ndoshta premtimet e mëdha që i kanë dhënë, pritjet e mëdha që i ka ushqyer tek qytetarët kanë arritur që të shkaktojnë edhe një zhgënjim të tillë i cili është sot. Fat është për ne si opozitë ndoshta që nuk kemi nevojë aspak t’ja nxjerrim në pah dobësitë ose mangësitë kësaj Qeverie sepse edhe kundërshtari më i madh politik nuk e ka pritur një dështim të tillë të Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Musliu.

E ndërsa kritikat e shefit të ekzekutivit drejtuar qeverive të kaluara, Musliu e quan shfajësim të vetë Kurtit. Thotë se për një vit qeverisjeje, Kurti nuk ka arritur asnjë rezultat a projekt madhor.

“Ju e shihni që një vit qeverisje nuk është bërë asgjë përveç se është fajësuar dikush tjetër për punët që i ka bërë më herët, nuk e kemi asnjë rezultat, asnjë projekt madhor me thënë që ky projekt e karakterizon këtë Qeveri dhe ne duhet t’i duartrokasim. Fatkeqësisht qytetarët të cilët janë ushqyer me shpresën e rrejshme, të cilët janë gënjyer gjatë gjithë kohës, të cilët janë keqpërdorur gjatë gjithë kohës nga Albin Kurti sot janë të dëshpëruar dhe të pashpresë, dhe të vetmen mundësi që e shohin për të mbijetuar është ikja nga Kosova”, u shpreh Musliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë