Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Less parashikon të ardhmen e Kosovës: S’ekziston marrëveshja me Serbinë, plani i BE-së ka gjasa të dështojë

28/04/2023 - 17:56
në Kryesore, Lajme
A A
Less parashikon të ardhmen e Kosovës: S’ekziston marrëveshja me Serbinë, plani i BE-së ka gjasa të dështojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëveshja e panënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u quajt historike, nuk ekziston, sipas Timothy Less. Serbia nuk i pranon pikat kyçe të planit të BE-së dhe ish-diplomatit britanik vëren se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bashkëpunuar “vetëm sipërfaqësishst” në dialogun me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sa për të përfituar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, plani i BE-së ka gjasa të dështojë dhe ai ka një parashikim se si do të përfundojë Kosova në gjithë këtë proces.

Serbia të hënën votoi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe në Prishtinë e denoncuan këtë veprim si shkelje të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të arritur në shkurt dhe mars në Bruksel dhe Ohër.

Ish-diplomatin britanik, Timothy Less nuk e ka befasuar kjo. Ai i tha Gazetës Express se s’ka marrëveshje, meqenëse Serbia nuk ka nënshkruar asgjë. Less thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në dy takimet e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti thjesht “ka bashkëpunuar sipërfaqësisht” për të përfituar nga ky proces krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është e vërtetë se qëndrimi i Serbisë në Këshillin e Europës shkel kërkesën që ajo ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen, sepse nuk ekziston asnjë marrëveshje për t’u shkelur. Presidenti Vuçiq dhe të tjerët në Beograd kanë thënë vazhdimisht se nuk i pranojnë elementet kyçe të planit të BE-së, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ai qartazi nuk ka nënshkruar asgjë”, tha Less.

“Gjithçka që mund të themi është se Vuçiq ka bashkëpunuar sipërfaqësisht me procesin e negociatave, me sa duket për t’i shmangur kostot e paraqitjes jobashkëpunuese dhe me shpresën se BE-ja dhe SHBA-ja do t’i bëjnë presion Kosovës për ta krijuar një Bashkësi të Komunave Serbe”, theksoi Less. Por kjo sipas tij “nuk do të thotë se Serbia e ka pranuar planin dhe sugjerimet për të kundërtën janë kryesisht të spikatura nga BE-ja, e cila dëshiron ta përfundojë dramën e Kosovës dhe ta neutralizojë ndikimin rus në Ballkan”.

Parashikimi i Less: Çështja e Kosovës do të zgjidhet nga fuqitë e mëdha gjeopolitike

Studiuesi në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it thotë se “plani i BE-së ka gjasa të dështojë, si dhe përpjekjet e mëparshme për ta zgjidhur çështjen e Kosovës me negociata”.

“…Dhe ngjarjet në Këshillin e Europës duket se vetëm e konfirmojnë këtë”, tha Less.

Nga këndvështrimi i Kosovës, Less thotë se “Serbia ka vepruar me keqbesim duke refuzuar ta respektojë të drejtën e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe do ta shtrojë pyetjen se pse Kosova duhet t’ia bëjë një lëshim Serbisë për çështjen e autonomisë së serbëve”

Nga këndvështrimi i Serbisë, ai thotë se “vendimi është një akt i keqbesimit nga europianët, të cilët kanë dështuar ta respektojnë qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe në vend të kësaj e kanë çuar atë një hap më afër pavarësisë së plotë, pavarësisht refuzimit të Prishtinës për ta respektuar detyrimin e saj për ta krijuar Bashkësinë e Komunave Serbe”. Në këtë aspekt, Less thotë se “ngjarjet në Këshillin e Europës i kanë armiqësuar të dyja palët dhe kanë penguar çdo perspektivë për një rezultat të negociuar”.

“Rrjedhimisht, prognoza ime është se nuk do të ketë një rezultat të negociuar për çështjen e statusit të Kosovës, të paktën jo në termat e ngushtë që i koncepton BE-ja. Në vend të kësaj, unë mendoj se çështja e Kosovës do të zgjidhet nga fuqitë shumë më të mëdha gjeopolitike, të cilat janë në fokus dhe që e favorizojnë gjerësisht Serbinë – një arsye tjetër që ajo të mos e pranojë marrëveshjen aktuale të BE-së”, tha Less.

Këtu, ish diplomati thotë se përfshihen edhe një varg zhvillimesh në politikën globale.

“Këtu përfshihet edhe zhvendosja e pushtetit drejt Kinës, ambasadori i së cilës në Francë së fundmi e bëri të qartë se ajo nuk e pranon rendin politik të përcaktuar nga Amerika në Europë; dobësia e BE-së, premtimi i së cilës për anëtarësim për Ballkanin Perëndimor është gjithnjë e më i zbrazët; dhe kthimi i republikanëve në Shtëpinë e Bardhë dhe, bashkë me të, një politikë e jashtme më realiste e bazuar në maturi dhe interesin kombëtar në vend që ta mbrojë punën e administratave të mëparshme të demokratëve”, tha ai. “Serbia i di të gjitha këto dhe tashmë po përshtatet me këtë realitet të ndryshueshëm, së fundmi duke rënë dakord për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën”.

Në fund të gjithë kësaj, Less beson se “Kosova do të jetë e pavarur nga Serbia ose e bashkuar me Shqipërinë”.

“…Por më duket gjithnjë e më e mundshme që kjo të jetë pjesë e një grupi më të gjerë ndryshimesh territoriale që përfshijnë veriun e Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Republika Srpskan, ku serbët po i përgjigjen në mënyrë të ngjashme ndryshimit të gjeopolitikës duke përsëritur kërkesën e tyre për pavarësi nga Bosnja”, tha ish-diplomati.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë