Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë, ku një punëtori i janë vjedhur një shumë e parave në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh.
Gazeta Online Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Policisë së Kosovës se bëhet fjalë për një punëtor të restorantit Jaffa në Mitrovicë, të cilit dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, në vlerë rreth 10 mijë euro.
Veriu.info ka kontaktuar restorantin në fjalë në numrin zyrtar, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacion për diçka të tillë.
Po ashtu për rastin e grabitjes ka njoftuar edhe policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Rr. Hasan Prishtina, Mitrovicë 29.04.2023-00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar duke e kanosur me armë, i kanë grabitur një shumë parashë të gatshme dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent po ashtu në vend e ngjarje kanë dal njësitë policore të cilat dhe janë duke hetuar rastin.”













