Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar buxhetin për vitin 2022 me shumicë votash të asamblistëve mitrovicas.
Asamblistja nga radhët e PDK-së, Florina Xhemajli Çitaku, është shprehur e lumtur që siç thotë ajo ka votuar buxhetin më të mirërahatuar ndonjëherë më parë në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë i asamblistes Florina Xhemjali Çitaku:
E lumtur qe sot e votova nje buxhet me te mirehartuar se asnjehere me pare. Qytetareve te Mitrovices tani po u ofrohet mundesia qe te shohin se paraja publike, paraja e tyre, po shkon ne destinacionet e duhura.
Tani po verehet qartazi se planprogrami i qeverisjes se kryetari Hamza vec se ka filluar se implementuari per se mbari, dhe per kete i jemi mirenjohes. Natyrisht, kjo po arrihet fale profesionalizmit te tij, pervojes institucionale, integritetit dhe, me e rendesishmja, fale punes se tij te ndershme dhe me hapa te sigurte.
Finalizimi i draft-buxhetit eshte per t’u pershendetur. E them kete per faktin se verej se eshte ne perputhshmeri me interesat e qytetareve, natyrisht, brenda mundesive reale, per aq sa kane lejuar kufijt e limituar te financimit, duke pasur, poashtu, parasysh gjendjen ne te cilen ndodhemi – ne borxhe marramendese te trasheguara nga qeverisja e kaluar.
Prioritete te buxhetit te vitit 2022 nga KK i Mitovices jane:
1. Digjitalizimi i sistemit arsimor – faza1
2. Investime per institucionet shkollore
3. Kabinete per shkolla
4. Renovimi i shkolles “Skenderbeu”
5. Renovimi i shkolles “Arkitekt Sinani”
6. Investime ne shkollen ne Gushavc
7. Ndertimi i Bibliotekes se qytetit
8. Ndertimi i Muzeut te qytetit
9. Ndertimi i Shkolles se muzikes
10. Furnizimi me barna falas
11. Ndertimi i rruges Lah Nimani
12. Nderitmi i rruges Elvia Qelebia
13. Ndertimi i rruges Ali Zeneli
14. Riparimi i rruges Mbreteresha Teute
15. Riparimi i rruges Shemsi Ahmeti etj.













