Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar videon e fundit të VV’së përmes së cilës ka shënjestruar sërish partitë opozitare.
Bajrami në një prononcim për GazetaBlic thotë se, partia në pushtet ka për qëllim kapjen e drejtësisë në baza partiake.
Bajrami theksoi se, partia që ka 51% të votave po mbrojnë hajninë dhe personat që kanë kurdisur tendera.
“Qëllimet e LVV-së janë të qarta: kapja e drejtësisë dhe ndarja e saj në baza partiake. Çka kam me komentu unë për videot e partisë që i ka 51% të votave, të gjitha nivelet e pushtetit dhe janë qu i madh e i vogël në mbrojtje të hajnisë, në mbrojte të atyre që kanë kurdisë tenderë”, tha Bajrami.
Bajrami ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Kurti, që sipas saj, ai që dëshiron të bëhet kryeprokuror i shtetit duhet t’i pëlqej atij, Konjufcës dhe presidentes.
“Ministrja e drejtësisë, në bankën e të akuzuarës i ka bë thirrje Prokurorit të dorëzohet, ndërsa Albin Kurti në foltore të Kuvendit ka bë të qartë se ai që dëshiron të bëhet kryeprokuror i shtetit duhet t’i pëlqej atij, Kreyparlamentarit dhe Presidentes”, tha Bajrami.
Bajrami potencoi se Qeveria Kurti është për keqarshje.
“Asnjë video për punët e kryera, viti i III-të i qeverisjes, janë bë për keqardhje: korrupsion, nepotizëm, zero rezultate!!!”, tha Bajrami për GazetaBlic.













