
Pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës aprovoi buxhetin për vitin 2022 vjen edhe reagimi i kryetarit të kësaj komune, Bedri Hamza, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari Hamza ka falënderuar asamblistët për kontributet dhe diskutimet siç i ka quajtur ai korrekte.
Sipas Hamzës ky buxhet hap rrugën për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Postimi i plotë i Hamzës:
Qytetarë të nderuar,
Sot është aprovuar buxheti për vitin 2022 i Komunës së Mitrovicës.
I falenderoj asambleistët pa dallim partiak për kontributin dhe diskutimet profesionale, korrekte dhe konstruktive.
Me këtë buxhet hapet rruga për realizimin e projekteve të cilat do të kontribuojnë ne përmirësimin e jetës për qytetarët e Mitrovicës.
Buxheti ka paraparë projekte në shëndetësi, arsim, përkrahje për kulturë rini dhe sport, ndihmë fermereve, familjeve në asistencë sociale dhe projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës dhe ambientit.
Të gjitha projektet e parapara në buxhet së shpejti do të jenë publike në faqen e komunës.
I juaji
Bedriu











