Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza: Ura e Ibrit të hapet sa më shpejtë, qe 24 vjet është simboli më i vrazhdë i Evropës

02/05/2023 - 15:28
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza: Ura e Ibrit të hapet sa më shpejtë, qe 24 vjet është simboli më i vrazhdë i Evropës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës e ka përkrahur vendimin e asamblistëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për rihapjen e Urës së Ibrit. Lajçak ka thënë se për një gjë të tillë nuk është koha, ndërsa KFOR-i ka deklaruar që rihapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Për hapjen e urës që është e mbyllur për qarkullim tash e shumë vite, ka folur edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza. Ai në një bisedë me Gazetën Express deklaroi se ky hap është i stërvonuar duke thënë se qëndrimi i tij është që ura “është dashur të hapet shumë më herët”.

Me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, të premten Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që të hapet ura që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë.

Ky vendim është përkrahur nga kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili tha se kjo është çështje e stërvonuar.

Hamza në një përgjigje për Gazetën Express tha se lëvizja e lirë e qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet tjera në fuqi. Ai shtoi se faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë duhet “të veprojnë” që ura të jetë e hapur.

I pari i Mitrovicës së Jugut deklaroi se “qe 23-24 vjet Ura e Ibrit është një prej simboleve dhe objekteve që paraqet vrazhdësinë më të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë”.

“Kjo është çështje e rregulluar me kushtetutë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës garantohet lëvizja e lirë e gjithë qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe me të gjitha ligjet tjera pozitive në fuqi. Çështja e urës është e vonuar, e stërvonuar dhe ka ndikuar në lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy pjesët e qytetit, edhe në pjesën veriore dhe në pjesën jugore. Është imazh i keq për të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë çështje. Normalisht që qëndrimi im është që kjo jo që duhet të hapet, por është dashur të hapet shumë më herët. Dhe të gjithë faktorët përgjegjës dhe relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in, duhet të veprojnë që ura të jetë e hapur, të jetë e lirë, jo veç për këmbësorë por edhe për automjete dhe për gjithçka çka është e dedikuar. Përndryshe që 23-24 vjet kjo është një prej simboleve dhe prej objekteve që realisht e paraqet vrazhdësinë më të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Evropën”, tha Hamza për Express.

Lidhur me këtë vendim, Express që dy ditë ka tentuar të marrë përgjigje nga kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e redaksisë.

Reagimet për vendimin për hapjen e Urës së Ibrit

Vendimin e asamblistëve të Mitrovicës së Veriut e ka përkrahur Qeveria e Kosovës, duke thënë se është vendim i drejtë dhe i duhur.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, ka thënë Qeveria për RTK.

Por për rihapjen e urës, emisari evropian, Miroslav Lajçak thotë se nuk është koha.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak, teksa tha se të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës.

Ndërkaq, misioni i KFOR-it ka deklaruar se rihapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogur politik.

Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR për RTV Dukagjinin.

Në anën tjetër “Lista Serbe” ka paralajmëruar trazira nëse ndodh diçka e tillë. Petar Petkoviq e ka cilësuar si “provokim” të kryeministrit Albin Kurti nè prag të takimit të 2 majit në Bruksel. Sot është raportuar se vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut ëshë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë