Organizata “Zëri Studentor” në Universitetin e Mitrovicës udhëheq me Fakultetin me më së shumti studenta ne UMIB, por ajo po ankohet për padrejtësi ndaj tyre.
Duke e ditur që mundësi për ta fituar mandatin në FIMK nuk ka dikush tjetër, organziatorët kanë vendosur të mos e akreditojnë fare, kinse për falsifikim të nënshkrimeve, thonë nga Zëri Studentor.
“Gjatë procesit zgjedhor ne fazen e certifikimit te organizatave studentore nuk na kane certifikuar neve si organizate dhe vetem 1 organizate studentore ( Organizata Fjala Studentore) e cila eshte edhe organizata e cila drejtohet nga Alban Fazliu eshte cerifikuar dhe procesi zgjedhore eshte duke vazhduar me vetem nje organizate studentore. Kemi derugar ankese ne KQZ dhe ne KD ku nga KQZ kemi pranuar pergjigje negative e ndersa KD nuk kemi pranuar pergjigje fare. Kam tentuar me kontaktu Kryetarin e KD Ilir Mazreku per nje sqarim per rastin por nuk kam mundur ta kontaktoj as nepermjet numrit te telefonit e as ne email zyrtare nuk kam pranuar ndonje pergjigje”, ka thënë një anëtar i organziatës Zëri Studentor.
Sipas tij kjo po ndodhë që ta marrin kontrollin edhe në këtë fakultet dhe frika se mund të mposhten nga ne, i ka shtyer në këto veprime, poashtu ka pakënqaësi të madhe nga studnetët për udhëheqjen e tyre deri tani në fakultetet tjera dhe Parlament Studentor.
“Problemi kryesor eshte frika me vazhdu me procesin zgjedhor sepse studentet jane te pakenaqur me udhhejqen e tyre dhe perkrahja jone eshte rritur e per kete arsyje jane tu u friksu me vazhdu garen me neve. Me 1 organizate ne zgjedhje ato nuk jane zgjedhje por vetem emrime. Gjithashtu rastin e kemi raportu edhe ne ministri te arsimit dhe jemi duke pritur nje pergjigjje edhe nga ta”.
Ndryshe edhe në zgjedhjet e kaluara u karakterizuan me parregullësi sepse kishte presione dhe ndërhyrje nga menaxhmenti i Universitetit të Mitrovicës në procesin zgjedhor të studentëve.











