Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratat e bëra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Sheholli tha se nga deklaratat e Borrel u kuptua se duhet të gjendet një zgjidhje politike për katër komunat veriore,
Ai tha se çështje e parë është formimi i Asociacionit dhe pastaj zgjedhjet e reja atje.
“Në bazë të marrëveshjes së Ohrit dhe në bazë të mekanizmit të caktuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia i kanë 150 ditë për arritjen e marrëveshjes finale. Në këto 150 ditë edhe në bazë të asaj që mbrëmë e dëgjuam nga Borrel që tha se është një dalje shumë e vogël e qytetarëve në veri të Kosovës, kjo nënkupton të gjendet në zgjidhje politike për katër komunat veriore të Kosovës . Unë shpresoj dhe besoj që në këtë kuptim edhe zoti Borrel e ka pohuar që në periudhën që jemi perpara duhet të gjendet një zgjidhje politike e cila nënkupton, që çështja e parë është formimi i Asociacionit, pra të gjendet një formulë e kësaj çështjeje dhe pastaj unë besoj shumë që do të kemi zgjedhje të reja në katër komunat veriore”, deklaroi Sheholli.
Tutje Sheholli paralajmëroi edhe shuarjen e aktivitetit të Listës Serbe.“Nëse kjo nuk bëhet, atëherë ashtu siç e tha Borrel, i kemi dy ‘sulucione’ të cilat ne si Institut i kemi kuptuar. E para është shuarja e aktivitetit politik të Listës Serbe dhe krijimi i një Lëvizjeje të Përgjithshme Popullore Serbe në Veri e cila nuk do të regjistrohej në KQZ por do të shprehte pakënaqësi dhe padëgjueshmëri qytetare konstante ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës që bie në probleme edhe më të mëdha që i kemi tani” tha Sheholli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Fatmir Sheholli, Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se mbetet i shqetësuar për numrin e vogël të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për katër komunat në veri të Kosovës.
Sipas tij, këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate dhe mund të sjellin tensione të reja nëse palët nuk e zgjidhin këtë çështje.












