Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i PDK-së shkon te shtëpitë e Thaçit, Veselit e Krasniqit, i bën vizitë edhe Fatmir Sejdiut

17/02/2022 - 17:29
në Lajme
A A
Kryetari i PDK-së  shkon te shtëpitë e Thaçit, Veselit e Krasniqit, i bën vizitë edhe Fatmir Sejdiut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka vizituar këto familje në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se Thaçi, Krasniqi dhe Veseli janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë. Ai përmendi edhe kontributin e tyre për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë. Ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por ky kapitull, veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje kryetari i PDK-së deklaroi se Thaçi, Sejdiu dhe Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve në kohën e shpalljes së pavarësisë.

“Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe Presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë.

Ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por ky kapitull, veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë.

Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe Presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike.

Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur.

Republika e Kosovës është produkt i të drejtës së popullit tonë për liri e pavarësi, të cilën të drejtë, populli ynë e ka fituar me kontributin e madh të shumë burrave e grave ndër breza, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit, shembulli sublim i të cilës manifestohet me Komandantin Adem Jashari dhe sakrificën titanike të familjes së tij.

Kosova si shtet i pavarur e ka përmbushur të drejtën tonë historike, por puna për forcimin e shtetit, ekonomisë, mirëqenies dhe bazës së qëndrueshme për të ardhme prosperuese, vazhdon të mbetet një detyrë e përhershme e gjithsecilit prej nesh dhe kësaj detyre, Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i shmanget kurrë.

Urime të gjithëve përvjetori i 14-të i Kosovës sovrane.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë