Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kabinetin e tij qeveritar kanë bërë homazhe në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në këto homazhe përveç kabinetit qeveritar Idrizi është shoqëruar edhe nga veteranë dhe invalidë të UÇK-së, ish të burgosur politikë, përfaqësues nga Policia e Kosovës, Bashkësia Islame, si dhe përfaqësues nga institucionet lokale.
“Bashkërisht vendosem buqeta lule te Memoriali i Dëshmorëve, Memoriali i Martirëve, Shtatorja e Hasan Prishtinës, Ahmet Krasniqit dhe Adem Jasharit; Lapidari i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj, si dhe Kompleksi Memorial Adem Jashari, në Prekaz. ” ka shkruar Idrizi.












