Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka bërë një rezyme të qeverisë Kurti.
Matoshi në shkrimin e tij në Facebook thotë se Kosova momentalisht ka një pushtet nervoz , që median po e shfrytëzon si thes boksi, me ushtru dhunë mbi ta dhe me e shfry agresionin.
“Median po e shfrytëzon si thes boksi, me ushtru dhunë mbi tâ dhe me e shfry agresionin, tue mos mujtë me menagju nervozën, ankthin dhe dubiozitetin” shkruan Matoshi.
Ai tutje thotë se “viktima e parë e pushtetit anksioz âsht e vërteta dhe shpërndarësit e saj, gazetarët”
Tutje Matoshi thotë se Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët politikëndërsa nga pushteti godet gazetarët dhe “agjenturat e hueja”.
Postimi i plotë:
Liria 1.10
1.
Kosova ka nji pushtet nervoz, anksioz dhe dubioz, që doket fort i vetmuem pa nji fushë tensioni.
2.
Median po e shfrytëzon si thes boksi, me ushtru dhunë mbi tâ dhe me e shfry agresionin, tue mos mujtë me menagju nervozën, ankthin dhe dubiozitetin.
3.
Prandej viktima e parë e pushtetit anksioz âsht e vërteta dhe shpërndarësit e saj, gazetarët!
P.S.
Nga opozita Albin Kurti godiste kundërshtarët politikë, nga pushteti godet gazetarët dhe “agjenturat e hueja”.












