Një qytetar ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, të cilën ai e kishte lënë të parkuar në parkingun e një marketi, transmeton Veriu.info.
Bëhet e ditur se qytetari veturën e kishtë të lënë të hapur, përderisa kur është kthyer kishte vërejtur se ia kishin vjedhur.
Vjedhja e veturës dyshohet se është bërë mes orës 21:50-22:50, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti po vazhdon të hetohet./Veriu.info












