
Një rast i marrjes me forcë të fëmiut ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një person ma marrë forcërisht nga ish bashkëshortja vajzën e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin e ka paraqitur në polici nga nëna e vajzës.
Policia ende nuk ka hasur as viktimës e as të dyshuarin.
Njoftimi i plotë policor:
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë qift bashkëshortor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.










