Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz ka bërë thirrje sot që të aplikohet në konkursin e MPJD për pranimin e diplomatëve të rinj. Ajo në thirrjen e saj ka thënë se procesi i përzgjedhjes do të jetë rigoroz e ndoshta edhe i vështirë, dhe sipas saj meritokracia do të jetë kriteri i vetëm për të zgjedhur më të mirët.
“Ju ftoj të aplikoni sot, duke ju siguruar që procesi do të jetë rigoroz, ndoshta i vështirë dhe kërkesat e larta, por meritokracia kriteri i vetëm për përzgjedhjen e më të mirëve, sepse Kosova e meriton të përfaqësohet në botë nga më të mirët e këtij vendi”, ka shkruar Gërvalla.
Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi të Gërvallës për rigorozitet, një qytetar që duket të jetë përkrahës i saj, ka marrë guximin për ta pyetur se si do t’i trajtojë Gërvalla ata që aplikojnë në këtë konkurs e që janë përkrahësit e saj.
“Më në fund një punë e mirë, të pergëzoj Donikë.Puna është si do na trajtosh neve që jemi nga krahu i yt i djathtë.Kerkoj një pergjigje nga ty Donika.Gjitha të mirat të uroj”, ka shkruar qytetari me inicialet A.K.












