Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria s’ia falë BE-së që i reagoi për Ekipin Menaxhues, edhe zëdhënësi i Kurtit ia numëron shkeljet e Serbisë

06/05/2023 - 21:28
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria s’ia falë BE-së që i reagoi për Ekipin Menaxhues, edhe zëdhënësi i Kurtit ia numëron shkeljet e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Perparim Kryeziu ka shkruar se Serbia ka shkelur tetë prej neneve të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe një prej neneve të Planit të Zbatimit.

Kryeziu ka shkruar se këto shkelje të Serbisë janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti edhe tek ndërmjetësit në Bruksel në takimin e dy majit.

“Brenda dy javëve pas dakordimit në Bruksel, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Kjo është përmbledhja, në gjuhën shqipe, e të gjitha shkeljeve të Serbisë.Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel”, ka shkruar Kryeziu

Për këto shkelje dje gjatë ditës ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili është edhe anëtar në Komisionin e BE-së për mbikqyrjen e implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

Ky inistim i Qeverisë Kurti për të argumentuar shkelje e Serbisë vjen pas rezistencës së BE-së për të konstatuar se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit pavarësisht votës kundër në KiE dhe qëndrimin e menjëhershëm se Kosova me vendimin për shkarkimin e Ekipit Menaxhues të Asociacionit ka shkelur marrëveshjen.

Dje gjatë ditës ndaj një qëndrimi të tillë të Peter Stanos ka reaguar edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Kusari ka shkruar se reagimi i BE-së do të kishte kredibilitet nëse Brukseli do të kritikonte Ekipin Menaxhues për draftin antikushtetues që kishte propozuar në Bruksel në kundërshtim me partimet evropiane, raporton Express.

Edhe këshilltari për media i kryenegociatorit Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me konstatimin e BE-së se vendimi i Kosovës për shkarkimin e Ekipit Menaxhues është kundër marrëveshjes. Zëdhënësi i Bislimit, Klisman Kadiu madje kishte thënë se zëdhënësi i BE-së me deklaratat që bën tregon se nuk e njeh pothuajse fare procesin e dialogut.“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes.Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, ka shkruar Kadiu.

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes ministrit Elbert Kransiqi kishte marrë vendim për shkarkimin e Ekipit Menaxhues për Asocaicionin më 3 maj, një ditë pasi ky ekip i drejtuar nga Danijela Vujicicic kishte prezantuar draft-statutin për Asocaicionin në Bruksel.

Ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka reaguar Bashkimi Evropian duke thënë se mandati i Ekipit Menaxhues përfundon në momentin që finalizohet drafti për Asociacionin dhe kur të fillon implementimi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë