Reality show i njohur si Big Brother Vip Albania sonte po mban finalen e madhe ku njëri nga banorët do të shpallet fitues.
Interesimi për ta përcjellur këtë ngjarje është i madh në të katër anët ku jetojnë shqiptarët, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Përveç televizionit, kjo ngjarje po shikohet live edhe në rrjetet sociale.
Por interesante është që live këtë ngjarje në rrjetet sociale po e shikon edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gazetari kosovar, Fidan Jupolli, ka publikuar një screenshot ku shihet se kjo faqe po e shikon live këtë ngjarje, raporton Veriu.info.