Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari serb tregohet i ashpër: Jo merr ose le, por merr ose do ta bësh me zor

07/05/2023 - 16:23
në Kryesore, Lajme
A A
Gazetari serb tregohet i ashpër: Jo merr ose le, por merr ose do ta bësh me zor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se amerikanët dhe Brukseli duhet të bëjnë presion më të madh ndaj Vuçiqit dhe Kurtit sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, duke iu ofruar atyre variantin ‘merr sot ose pasnesër do ta marrësh me zor dhe jo ‘merr ose le’.

Ai u shpreh se tani është momenti i fundit për një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, faktori ndërkombëtarë është lodhur me këtë çështje dhe ikja e tyre nga veriu do ta ndizte atë pjesë menjëherë me incidente serioze, madje edhe me luftë, e që siç tha ai, as serbët dhe as shqiptarët nuk e duan.

Kërstiq ka folur edhe për zgjedhjet e 23 prillit për të cilat thotë se kanë qenë të ligjshme, por ai konsideron si të pakuptimtë faktin që dikush me 75 vota të udhëheqë me Komunën e Zveçanit për të cilën thekson se ka rreth 15 mijë banorë serbë.

Gazetari i cili jeton në veri të Kosovës, e sheh të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë, por vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithnjë me mbështetje serioze të autoriteteve ndërkombëtare.

‘Respekt i madh për AAK-në, LDK-në, Nisma-n dhe për ato parti të cilat nuk kanë dashur të jenë pjesë e kësaj shfaqjeje të lojës. Më vjen keq shumë, por kam edhe një vërejtje, vërejtje nga zemra demokratike për PDK-në, e cila në emrin e saj ka fjalën demokratike, ndërsa dëshiron që me 75 vota të udhëheqë një qytet me 15 mijë banorë.… Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme vetëm pas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me mbështetje shumë serioze të autoriteteve ndërkombëtare. .. Që do të thotë se normalizimi është çështja kryesore pas marrëveshjes franko-gjermane dhe aneksit të Ohrit”, tha ai.

Kërstiq e sheh zgjidhjen me krijimin e një asociacioni të favorshëm për të dyja palët dhe pa ingerenca territoriale, për të cilën thotë se do të krijohet deri në fund të këtij viti, ndërsa zgjidhjen përfundimtare të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit e parashikon në fund të vitit 2024.

“Asociacion i cili do të jetë i favorshëm për të dyja palët, që d.m.th asociacion jo me ingerenca territoriale dhe në anën tjetër shtetin e pavarur të Kosovës. . Autoritetet ndërkombëtare janë lodhur shumë me udhëheqësit e të dyja shteteve dhe kjo duhet të ndërpritet. Duhet thënë, ju të dy s’keni bërë asnjë marrëveshje, që do të thotë tash jeni në duart e administratës amerikane dhe të Brukselit, merrni sot ose merrni pasnesër me zor, jo mere ose le, por merrni sot ose pasnesër apo pas gjashtë muajsh, me zor. Për serbët asociacioni, për kosovarët shteti i pavarur, dhe të nisim të ndërtojmë jetën së bashku. Më duket se ky është kriteri i vetëm … Jam optimist.. deri në fund të këtij viti do të kemi një asociacion, dhe deri në fund të vitit të ardhshëm të kemi përfundimisht dy shtete… Pa ata (ndërkombëtarët) ne do të kemi edhe luftë këtu nesër, incidente serioze, që dmth. është moment i fundit…As qytetarët e zakonshëm shqiptarë, as serbë, jo që nuk janë për luftë, por ata nuk janë për asnjë incident”, tha ai për KP.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë