
Të dielën, policia e ka arrestuar një person në fshatin Vatë të Kaçanikut, pasi dyshohet se i njëjti ka kanosur një person tjetër.
Të njëjtit i është konfiskuar arma me 12 fishekë dhe një thikë
“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47-vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’”.












