Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dronët Bayraktar, ish – komandanti i FSK-së: Të përshpejtohet ngritja e kapaciteteve të Ushtrisë

08/05/2023 - 15:50
në Kryesore, Lajme
A A
Dronët Bayraktar, ish – komandanti i FSK-së: Të përshpejtohet ngritja e kapaciteteve të Ushtrisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish – komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka thënë se duhet përshpejtuar ngritja e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Sipas Kastratit, blerja e dronëve Bayraktar dhe pajisjeve tjera nga Ministria e Mbrojtjes është e paraparë me ligjin për trancizion të FSK-së në Ushtri.

Kastrati në në prononcim për Telegrafin, ka folur rreth tranzicionit të FSK-së në Ushtri dhe furnizimit me dronët Bayraktar.

“Blerja e dronëve që ka bërë Ministria e Mbrojtjes, blerja e makinave të ndryshme që janë paraparë sipas ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ligjet që janë miratur në vitin 2018 kur ka ndodhë tranzicioni i FSK-së në Ushtri janë shumë normale dhe kjo është paraparë të ndodhë në planin dinamik të zhvillimit të operacioneve dhe kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Dhe këto nuk janë asgjë të reja, madje unë shumë herë kam thënë që duhet të përshpejtohet ngritja e kapaciteteve dhe ngritja e avancimit të blerjeve tjera që janë të parapara me ligj”, ka pohuar ai.

Ish komandanti ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të ketë pajisjet më modern që të jenë të ndërveprueshme me KFOR-in dhe NATO-n.

“Ushtria e Kosovës tashmë po merr pjesë në ushtrimet e NATO-s, siç është “Defender Europe” 2023 dhe ushtrime tjera paqeruajtëse nëpër botë dhe misione të ndryshme, dhe normal që ushtria duhet të pajiset me armatim dhe me pajiset më modern që të jenë të ndërveprueshme me KFOR-in dhe me NATO-n në përgjithësi. Për këtë arsye, Ushtria e Kosovës është ushtri e cila synon të jetë në NATO dhe duhet të këtë të gjithë armatimin, qoftë dronët, helikopterë, etj”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka theksuar se “plani dinamik i zhvillimit të Ushtrisë është 10 vjeçar dhe që nga 2018 e deri tani ka kaluar gjysma e afatit kohor të planit dhe tash në çdo ditë do të presim që Ushtria e Kosovës të furnizohet me armë më të avancuara”.

Gjithashtu, ai ka thënë se ushtarët duhet të jenë të trajnuar për përdorimin e çdo arme të re që pajiset FSK.

“Çdo fabrikë e cila i shet armë Kosovës është praktikë që të bëjë edhe trajnimin e pjesëtarëve se si t’i përdor ato armë. Në këtë rast edhe për dronë, unë jam shumë i bindur që fabrika e cila prodhon Bayraktar ka përsipër edhe ka në kontratë që edhe njerëzve që manipulojnë këto fluturake duhet të trajtohen, çdo armë që blihet, dërgohen ushtarë që të kryejnë trajnimet e duhura se si të përdoren”, tha ndër tjera ai.

Sa i përket hapësirës ajrore që në Kosovë e kontrollon NATO, Kastrati tha se Ministria e Mbrojtjes duhet të ketë veprimet në koordinim me KFOR-in.

“Për fluturimin e dronëve do të duhej Ministria e Mbrojtjes  që më NATO-n të merren vesh për shkak që NATO kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës, normal që këto do të duhej të jenë në koordinim me KFOR”, theksoi ai.

Para disa ditësh, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka deklaruar se janë duke punuar për avancimin e ushtrisë në nivelin e NATO-s.

“Për këtë është duke u punuar pandërprerë, ngase synimi ynë është avancimi i ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndryshe, dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë