Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka ka deklaruar një shtëpi 340 metra katror në vlerë 250 mijë euro tek kategoria e pasurisë së paluajtshme për vitin 2022.
Sa i përket pasurisë së luajtshme, Caka ka paraqitur një veturë të markës Volfswagen që kap shifrën e 16 mijë eurove, e cila thotë se është e bashkëshortit të saj.
Aksione, letra me vlerë e kriptovaluta nuk posedon. Ka mbi 77 mijë para të gatshme në bankë së bashku me burrin e saj.
Gresa Caka i ka tri kredi, një në vlerë 40 mijë euro, një në vlerë 30 mijë euro. Tjera, 25 mijë euro sosh.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka paraqitur pagë vjetore prej 43 mijë eurove dhe mëditje në shumë prej 1 mijë e 700 eurove. Burri i saj po ashtu ka të ardhura të majme, 34 mijë euro në vit.















