Kujtim Peci, i cili para pak ditësh largoi flamurin serb nga kodra në fshatin Grabovc të Zveçanit është liruar sot pas intervistimit nga prokurori i rastit në procedurë të rregullt, shkruan Veriu info.
Peci ka reaguar me një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se sot gjatë ditës afër 100 policë e kanë rrethuar shtëpinë e tij, të cilët sipas tij, ia trazuan familjen.
Tutje Peci pas lirimit ka thënë se nuk i intereson çmimi që paguan edhe nëse burgoset pasi që vendimin për heqjen e flamujve serb e kishte marrë vet.
Ai ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë qëndrimit në paraburgim, duke thënë se asnjëherë në fshatin e tij, Boletin nuk lejon provokimin nga strukturat serbe, është shprehur Peci.
Ndryshe, Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Kujtim Pecit, si dhe dje ka publikuar videon e tij duke larguar flamurin e Serbisë.
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet shqiptari që largoi flamurin serb nga kodra e Zveçanit (Emri dhe mbiemri)













