Dy persona janë arrestuar për prishje rendi dhe qetësie publike e krejt kjo ngjarje ka ndodhur kur ata janë munduar të bllokonin dyert e Komunës së Zveçanit, shkruan Veriu. info
Krejt kjo ngjarje ka ndodhur nrreth orës 1 të mëngjesi të sotëm, personat në fjalë pas intervistimit janë liruar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin:
“Rreth orës 1 në mëngjes patrullat policore kanë has në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës se Komunës së Zveçanit. Për arsye të prishjes se rendit dhe qetësisë publike dhe me qëllim me kuptu se çfarë po bëjnë aty, këta dy persona janë sjellë në stacion dhe janë intervistu. Të njëjtit janë liruar pas intervistimit” ka thënë ai.
Ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.
Foto ilustrim












