Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Von Cramon i propozon PE-së të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në KiE

09/05/2023 - 12:01
në Lajme
A A
Von Cramon i propozon PE-së të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në KiE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në Parlamentin Europian do të diskutohet për raportin e Komisionit Europian për Kosovën të vitit të kaluar.

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, do ta paraqesë këtë rezolutë. Përveç rezolutës për Kosovën, në seancën e sotme plenare në Strasburg do të diskutohet edhe për Serbinë.

Votimi për këto rezoluta pritet të bëhet të mërkurën.

Në raportin që do të paraqesë Cramon, të publikuar në faqen e BE-së, thuhet se ajo do të kërkojë që PE të miratojë edhe një paragraf ku i kërkohet Serbisë që të heqë votën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, duke theksuar që kjo bie ndesh me Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpreh keqardhje që Kosova është aktualisht e vetmja demokraci europiane që nuk është ende anëtare e Këshillit të Europës; i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për të izoluar vendin fqinj Kosovën nga skena ndërkombëtare duke bërë fushatë kundër njohjes së saj ose duke e përjashtuar vendin nga organizatat ndërkombëtare; i bën thirrje Serbisë të heqë votën e saj bllokuese që e ndalon Kosovën të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjë që përndryshe do të binte ndesh me Marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve; vë në pah se serbët e Kosovës do të përfitonin nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, pasi kjo do t’u lejonte serbëve të Kosovës të paraqesin ankesa për të drejtat e njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet mes tjerash në këtë raport që do të prezantojë Cramon.

“Mirëpret deklaratat mbështetëse për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE nga përfaqësuesit qeveritarë nga Austria, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Italia, Lituania, Holanda dhe Suedia”.

Në këtë raport i bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran, Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë, ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe kështu ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën e saj europiane në baza të barabarta me vendet kandidate.

Ndërkaq, Serbisë pritet t’i kërkohet që t’i përshtatë qëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të BE-së, përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Të dyja vendeve i kërkohet që t’i zbatojnë obligimet e marra nga marrëveshjet e arritura dhe se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve do të arrihet përmes njohjes së ndërsjellë.

JU REKOMANDOJMË

KDI: Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve rrogat ju dalin nesër
Kryesore

Dështon për të 19-tën herë konstituimi i Kuvendit

21/05/2025 - 11:39
Haradinaj për Kurtin: Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore
Lajme

Haradinaj: Kurti është mashtrues, nuk i ka numrat prandaj manovron

21/05/2025 - 11:36
“Nuk shkojmë në tavolina ku bëhen pazare” – Kica e ashpër pas darkës së Kurti- Krasniqi
Kryesore

Kica-Xhelili i përgjigjet Kurtit që kërkoi të sfidohet në Kuvend

21/05/2025 - 11:32
Blerta Deliu: Po t’i kishte Kurti votat do ta shihnim me Albulena Haxhiun, s’mund t’i ketë për Qeveri e për Kuvend jo
Lajme

Blerta Deliu: Po t’i kishte Kurti votat do ta shihnim me Albulena Haxhiun, s’mund t’i ketë për Qeveri e për Kuvend jo

21/05/2025 - 11:28
Peci: Opozita e ka mundësinë me fillu javën mirë sot
Lajme

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025 - 11:15
Kurti refuzoi Limajn si kryeparlamentar, Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike
Lajme

Kurti refuzoi Limajn si kryeparlamentar, Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike

21/05/2025 - 11:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    415 Shpërndaje
    Shpërndaje 166 Tweet 104
  • Morina: Në vend që dikush të marrë përgjegjësi për rrahjen brutale të Liridon Osmanit, policia po interviston gazetaren Edona Meholli për intervistimin e paautorizuar nga QKUK të viktimës

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Çka ka Rexhep Qosja? Bën një postim të çuditshëm në Facebook dhe mbyll profilin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë