Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi ku sot tha se ikja e qytetarëve nga vendi është normale.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nuk mund të jetë normale nëse nga vendi largohen më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit.
Hoti në fund pyet: “A janë normal këta çfarë po flasin”.
Shkrimi i plotë:
Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?!Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?!
Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër.Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?












