Nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri, ka vizituar sot gjatë ditës familjen e heroit Besim Nuka, shkruan Veriu.info
Tahiri ka shkruar se jo rastësishtë Besimi përmendet, dhe se me shumë emocione këndon “jo s’ka vdekë Besimi i Torcidës”.
Postimi i plotë:
Sot në familjen e Heroit të Kosovës, Besim Nuka, i cili me vepra u bë ikona e përjetshme e qytetit.
Jo rasisht emri i tij përmendet sot aq shpesh edhe nga Torcida, pasi dashuria e Besimit për vendin dhe Mitrovicën ishte përtej kufijve të njerëzores.
Edhe unë me shumë emocione këndoj gjithmonë “jo s’ka vdekë Besimi i Torcidës”, pasi heronjtë nuk vdesin kurrë.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit dhe njërit nga themeluesit e tifozërisë Torcida.