Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Regjistrimi i popullsisë në veri problematik, s’janë formuar komisionet komunale 6 muaj para procesit”

13/05/2023 - 09:18
në Lajme
A A
“Regjistrimi i popullsisë në veri problematik, s’janë formuar komisionet komunale 6 muaj para procesit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është në fazën e përgatitjeve për projektin më të madh nacional, regjistrimin e popullsisë, kështu ka thënë në një interviste ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë, Ilir Berisha.

Por ai ka thënë se regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë për këtë Agjenci.

Krejt kjo pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre katër komunave, duke bërë kështu që të pamundësohet që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para regjistrimit.

Sipas tij, tash pritet që të amandamentohet ligji në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.

“Gjitha aktivitet tona, gjitha parapërgatitjet tona kanë qenë që regjistrimi të bëhet për tërë territorin e Kosovës, po tani më siç jemi të informuar në katër komunat e Kosovës në pjesën veriore pati një dorëheqje të kryetarëve dhe u deshën që të realizohen zgjedhjet e reja. Sipas ligjit që është janë afatet e caktuara ku duhet që të krijohen komisionet komunale të regjistrimit që janë gjashtë muaj përpara regjistrimit të popullsisë”.

“Me qenë se në atë periudhë kur në komunat tjera në 38 komuna të tjera ishin krijuar komisionet komunale të regjistrimit, të katër komunave veriore nuk ishin në komisione. Ne presim që të amandamentojmë ligjin për shkak se tani më kanë kaluar ato gjashtë muaj dhe të krijohen edhe komisionet komunale në katër komunat veriore”, tha ai për EO.

Sipas tij, duhet sensibilizim institucional dhe ndërkombëtarë për t’i vetëdijesuar qytetarët e veriut që regjistrimi është në të mirën e tyre.

“Ne konsiderojmë që është sfiduese, por megjithatë me një sensibilizim më të fortë me përkrahjen edhe të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që janë këto, e konsiderojmë që është edhe në interesin e vetë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që fondet e qeverisë të shkojnë në vendin e duhur dhe nevojat e tyre konkrete për ato njësi të vendbanimit që jetojnë popullsia rezidente sepse vetëm regjistrimi i popullsisë tregon për numrin e banorëve dhe për kushtet socio-ekonomike të cilët jetojnë atje dhe i vë në pah nevojat apo mungesat që i kanë. Qeveria orientohet që fondet për këto politika ti orientoj te vendbanimet e caktuara”, tha ai.

Berisha u shpreh se kjo agjenci është në fazën e parapërgatitjeve për të shpallur konkurset e ndryshme për t’i kontraktuar kompanitë të cilat do të merren si me sensibilizim e qytetarëve për tu regjistruar, gjithashtu edhe kompanitë të cilat do të merren edhe me aktivitetet e tjera te shërbimeve.

“Aktualisht Agjencia e Statistikave të Kosovës është e përkushtuar në projektin më të madh nacional për statistika të vendit, për projektin e regjistrimit të popullsisë. Tani më janë kryer një numër i madh i aktiviteteve dhe jemi në fazën e parapërgatitjeve për të shpallur konkurset e ndryshme për t’i kontraktuar kompanitë të cilat do të merren si me sensibilizim gjithashtu edhe kompanitë të cilat do të merren edhe me aktivitetet e tjera te shërbimeve. Me fushata kemi filluar që nga viti i kaluar mirëpo intensiteti i fushatës sensibilizuse për pjesëmarrjen e regjistrimit të popullsisë do të jetë me një intensitet më të madh kur do të ofrohet data e regjistrimit të popullsisë që të jetë me aktive”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtatorin të këtij viti i cili do të zgjasë deri me 16 tetor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë