Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Serbia është “masha” e Rusisë, situata në veri e tensionuar

13/05/2023 - 09:24
në Lajme
A A
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Serbia është “masha” e Rusisë, situata në veri e tensionuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Synimet e Rusisë që t’i shtyjë përpara interesat e saj në Ballkan janë të lidhura kryekëput me Serbinë.

Kështu ka deklaruar ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadan.

Sipas tij, Serbia është “masha” e Rusisë që vazhdimisht paraqet kërcenim për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Ramadani po ashtu tha se ndikimi rus i lidhur përmes Qeveris së Serbisë është i ndërlidhur drejtpërdrejt me grupet kriminale në veriun e Kosovë. Ai theksoi se Kosova duhet që të evidentojë sa më shumë lojën që bënë Serbia përmes Rusisë dhe anasjelltas.

“Logjika edhe synimet e Rusisë për të shtyre interesat e veta në Ballkan janë të lidhura krye këput me Serbin dhe me mundësin që Serbia të shpërndaj pastaj atë nëpër shtet e tjera. Serbia siç njihet si masha e Rusisë vazhdimisht paraqet kërcenim të sigurisë për rajonin Ballkanik dhe po ashtu ndërhyn në proceset demokratike brenda shteteve të rajonit”.

“Ajo që është e qartë është se Kosova duhet që të evidentoj sa më shumë lojën që bënë Serbia përmes Rusisë dhe anasjelltas, lojën që bënë Rusia përmes Serbisë që të destabilizoj Ballkanin, që të delegjitimojë proceset demokratike dhe kështu të mbaj të tensionuar tërë Ballkanin” tha ai.

Ai tha se destabilizimi i Ballkanit mund të ndodh atëherë kur shtet perëndimore nuk e zgjerojnë NATO-në, prandaj sipas tij, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-së si një garanci shtesë për sigurinë rajonale në Ballkan.

“Destabilizimi i Ballkanit mund të ndodhë atëherë kur perëndimi, shtet pro perëndimore në Ballkan nuk e kanë të qartë rrugën për para, nuk e zgjerojnë NATO-n. Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-së si një garanci shtesë për sigurinë rajonale në Ballkan dhe deri atëherë Serbia synon që të ndikojë nëpër shtet veç e veç, e po ashtu të bllokoj rrugën e shteteve që kanë mbetur për anëtarësim në NATO. Destabilizimi i Ballkanit mund të ndodhë nëse prioriteti perëndimorë për Ballkanin zvogëlohet dhe kështu territorin më shumë ose ndikimin më shumë e ka Rusia”, tha ai për EO.

Ai u shpreh se veriu i Kosovës mbete në një situatë shumë të tensionuar dhe të paqëndrueshmen dhe se ndikimi rus i lidhur përmes qeveris së Serbisë është i ndërlidhur drejtpërdrejt me grupet kriminale në këtë pjesë te vendit.

“Veriu i Kosovës mbete në një situatë shumë të tensionuar dhe të paqëndrueshmen. Është drejtpërdrejt e ndërlidhur me strukturat kriminale të ndërlidhura me qeverinë e Serbisë dhe sidomos në periudhën e fundit ato do të sfidojnë në vazhdimësi institucionet e Kosovës. Ndikimi Rus përmes Serbisë, i lidhur përmes qeveris së Serbisë, presidentit Vuçiq dhe shefit të BIA-së Vulin është i ndërlidhur drejtpërdrejt me grupet kriminale në veri, sikur se dihet. Ka pasur qarkullim edhe të individëve të grupit mercenar Ëargner, dhe si të tilla paraqesin kërcenim të vazhdueshëm”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë