Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është bija e Tahir Mehës që i mbijetojë luftës në vitin 1981, tani kujdeset për kullën

14/05/2023 - 09:47
në Lajme
A A
Kjo është bija e Tahir Mehës që i mbijetojë luftës në vitin 1981, tani kujdeset për kullën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bija e Tahir Mehës, Zadja, “kujdeset” me aq sa mundet për kullën e babait, kullën e familjes tashmë Muze, në Lagjen Meha të Prekazit.

Kishte 15-vjet në natën e 13 majit të vitit 1981, kur kishte përjetuar tmerrin e kësaj bote.

Atë natë rruga e saj jetësore mori një kahe pa kthim

Babai i saj, Tahiri dhe gjyshi, Nebihu, kishin luftuar ballë për ballë kundër njësive speciale të Milicisë Jugosllave, të cilët pasi kishin vrarë shqiptarë të rinj e liridashës nëpër protesta e demonstrata, kudo në Kosovë, me tërë një arsenal luftarak u kishin rrethuar kullën, në Prekaz dhe kërkonin, që ata të dorëzonin armët…

Në atë ditë tmerri, ajo ishte zgjuar nga krismat e fuqishme të armëve dhe ishte ngulfatur nga tymi lotsjellës. Në fillim nuk dinte se po ëndërronte apo bubullimat po rrënonin kullën, ku ajo jetonte me nënën, dy dadot e katër motrat e saj. Kishte arritur të dilte nga kulla, ndërsa plumbi ia kishte përshkuar shtatin në brez. Me plagë në trup ishte zvarritur dhe ishte futur në hambarin e shtëpisë, ku për 18 orë kishte qëndruar në vend, e frikësuar se sapo të hetohej, do ta vrisnin. Më vonë kur e kishin zbuluar të plagosur, njerëzit e regjimit e kishin dërguar në spital sa për të treguar “humanizëm, edhe pse ajo ishte bija e një nacionalisti e irredentisti, që kishte guxuar ta sfidonte shtetin, ndër më të fortit të Evropës, shtetin që quhej Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe që nuk ekziston më.

Zadja, pas qëndrimit 18 orë e ngujuar në hambar dhe me plagën në këmbë kishte humbur ndjenjat dhe ishte zgjuar, në Spital. Por zgjimi kishte qenë krejt ndryshe. Ajo tashmë jetonte në një botë tjetër, me dromca kujtimesh, për babanë e gjyshin, që nuk i kishte parë kurrë më, jetonte në një makth që nuk po i hiqej nga mendja me kujtime për natën e zezë sterrë, për plumbin që ia kishte dëmtuar përjetë këmbën, për motrat, dadot, nënën dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Nga ajo ditë, iu këput jeta në dysh, iu vulos ardhmëria me trauma të rënda, që kishte përjetuar natën e 13 majit të vitit 1981, kur babai dhe gjyshi i saj kishin tretur në përjetësi, ndërsa ajo kishte mbetur gjallë, mes përjetësisë dhe jetës reale, të cilën e jeton si invalide e luftës së babait e të gjyshit, si krijesë që ka mbetur shembull i vuajtjes njerëzore, e prekur në trurin e saj nga dhuna morbide serbe, e goditur për të jetuar një jetë të tërë, e traumatizuar, duke sjellë në kujtesë natën e tmerrit, natën që ia prishi të gjitha ëndrrat, që ia mori babanë e gjyshin e dashur, natën që ia vulosi fatin e saj, martire e martirizuar për së gjalli.

Zadja rron, rron me veten e saj të ngujuar në kohën fiktive, rron tok me të vetët. Kishte jetuar në kullën e babait si atitudë, si trashëgimtare e gjallë e vuajtjes, por edhe durimit mbinjerëzor, sepse duhej të jetonte, jo për ta rrëfyer me gojën e vetë qëndresën e një ndeshjeje titanike të dy titanëve, kundër 2000 hienave, por për ta dëshmuar atë me praninë e saj, me tërë qenien e saj, me frymën e saj në trojet e babait, të të afërmve, të vizitorëve që shkojnë herë pas herë në kullë, për ta vizituar atë.

Zadja është pasqyra e gjallë jetësore që rrëfen trishtimin, por edhe ngadhënjimin mbi të ligën, mbi errësirën e barbarinë.

Ajo jeton jetën e saj, gjithnjë në pritje, në një agoni që po zgjat e po zgjat, me ditë e javë, me muaj e vite, deri tani duke pritur jo 20 vjet si Penelopa e Odiseut apo Doruntina, Kostandinin, por plot 40 vjet si Zadja vetë, duke hyrë në një histori të veçantë të vuajtjes njerëzore, të asaj vuajtje, së cilës për çdo ditë i mjafton pikëllimi i vet.

Ajo është “Bija e oxhakut”, e vetëflijuar për ta ruajtur kullën e babait, tani Kullën-Muze të historisë sonë më të re.

Dhe rron sot Kosova, që ka fituar lirinë nga gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve, në mesin e tyre edhe nga gjaku i Tahirit, Nebihut, Beqirit dhe nga plaga në shtat e Zades, nga plaga e saj 40-vjeçare…

Dhe për jetën, vuajtjet e sakrificën familjare, sakrificën e një jete të tërë, nga Kosova e Lirë dhe e pavarur, nga Qeveria më e pasur e vendit më të varfër të Evropës, nga buxheti i Kosovës, Zade Tahir Meha për çdo muaj merr një pension, jo nuk është pension, por një mëshirë, nga ato të kohës së Migjenit, derisa gruaja e një futbollisti tani të ndjerë, i njohur dhe i çmuar në RSFJ-në, (e cila e kishte goditur Zaden dhe familjen e saj) merr 1000 euro në muaj, ka të siguruar veturën, shoferin dhe rojën, ashtu sikur merr nga Qeveria edhe Fana Rugova dhe fana të tjera, për të cilat nuk është në dijeni opinioni.

Ndërsa Zadja merr lëmoshën mujore për kontributin që ka dhënë dhe po e jep edhe sot si ‘kustose e Kullës-Muze, pastaj gjaku që kanë derdhur babai, Tahir Meha, xhaxhai Beqir Meha, gjyshi, Nebih Meha, lufta e atgjyshit, Emin Lati-Meha…

Por Zadja rron dhe do të rrojë jetën e saj, duke ecur nëpër kthinat e shtëpisë, në shtëpinë e babës, ku i pushon rehat trupi i hajthshim, duke pritur vizitorët, duke u munduar të komunikojë me ta, duke u treguar se ajo rron jetën e saj, ashtu sikur e ka shkruar Zoti. Zadja rron e vetmuar në botën e saj të vetmisë metafizike, por nuk është vetë. Ajo ka edhe motrat: Bukurinë, Antigonën, Sofinë dhe Salën, që e vizitojnë herë pas herë. Ka kush kujdeset për jetën, bukën e veshjen e saj, sepse i ka të afërmit e gjakut, bijtë e xhaxhait. Jeton nën përkujdesjen e djalit të xhaxhait, Ilir Beqir Mehës dhe familjes së tij. Por mbi të gjitha e ka botën e saj, që kurrë nuk do ta kuptojmë edhe pse mund ta përshkruajmë, mund ta zbërthejmë deri diku, por kurrë nuk arrijmë të depërtojmë në thellësinë e shpirtit të saj të torturuar mizorisht nga barbaria serbe…

Zaden askush nuk do ta shpallë të shenjtë për vuajtjet e saj, sepse janë krejt pak ata që i dinë dhe i kuptojnë ato vuajtje, janë krejt pak ata që e mëshirojnë dhe i kushtojnë respekt, sepse ajo jeton jetën e saj specifike, jetën e martires për së gjalli, jetën me shpirtin e saj të syrgjynosur në amshim, për së gjalli…

Zadja nuk ka nevojë të shpallet martire, ajo është e tillë dhe po do të jetë, përgjithmonë e jetë, bija e Tahirit, mbesa e Nebihut, martirja e Mehajve të Prekazit, e Prekazit të Tahir Mehës e Adem Jasharit dhe shumë dëshmorëve e martirëve të tjerë, sot vend- pelegrinazhi i ri i shqiptarëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë