
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot Istogun, ku është takuar me një blegtor e fermër, i cili thotë se është ndër më të vyeshmit, jo vetëm në Istog por në tërë Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Ministri ka thënë se ai është një nga përfituesit e subvencioneve, duke shtuar se këtë vit do të ketë 100 për qind kontroll në teren, me qëllim që përfituesit e vetëm të jenë fermerët meritorë dhe real.
Postimi i tij i plotë:
Edhe ditëve me shi, Istogu ka hijeshi!
Për aplikim për subvencione, Gjonit në të kaluarën i nevojiteshin 30 ditë për ta kompletuar dokumentacionin e kërkuar ndërsa këtë vit atij iu deshën vetëm 2 orë.
Këtë vit, do të ketë 100% kontrollë në teren, me qëllim që përfituesit e vetëm të jenë fermerët meritorë dhe real.
Gjon Musolli, veprimtarinë kryesore e ka blegtorinë. Ai mbarështon rreth 500 dele e qingja dhe 70 krerë lopë.
Në ditë, nga kjo veprimtari ai merr nga 1100 deri në 1600 litra qumësht në ditë.
Përveç se me blegtori ai punon edhe rreth 200 hektarë tokë nga të cilat 80ha me grurë, 85ha me misër ndërsa të tjerat me jonxhë.
Takimi me Gjonin më la përshtypje pozitive pasi që ai është një nga fermerët më të vyeshëm jo vetëm të Istogut por edhe të Kosovës.












