Gazeta Online Veriu.info raportoi dje ekskluzivisht për një rast të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri, ku për pasojë një person mbeti i lënduar pasi u therr me thikë.
Burime të Veriu.info nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari për sulmin e kryer është E. Merovci.
Ai dyshohet se ka therur me thikë V. Nikën, i cili është duke u trajtuar në QKUK nga plaga e marrë.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i plagosuri është pronar i fitnesit Gym Power, përderisa i dyshuari është punëtor në këtë qendër fitnesi.
Mësohet se ngjarja e djeshme ka ndodhur në rrugicën ku banojnë këta dy persona, pasi që janë fqinj.
I dyshuari e E. Merovci me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.














