
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se komunat për vitin tjetër do t’i kenë 740 milionë euro buxhet, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti i ka bllokuar të hyrat vetanake të komunave që janë 37.5 milionë, ndërsa që flet për vitin e ardhshëm.
Këtë ajo e ka quajtu hipokrizi.
I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qerdhe e shtepi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër.
Kjo më së paku është hipokrizi!












