Për shkak të pronës, axha ka kanosur me armë zjarri katër nipat e tij, shkruan Veriu.info.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren gjatë mëngjesit të djeshëm, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit pas kontrollimit i është gjetur një pistoletë, fishekë dhe pushkë pa leje./Veriu.info
Njoftimi i policisë:
Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.













