
Kompania gjigante mitrovicase TehnoBurimi që operon në furnizim dhe prodhim të elementeve te betonit ka mirëpritur sot një grup studentësh që u njoftuan nga afër me punën dhe të gjitha fazat e procesit të punës që kryhen aty.
Ata panë nga afër makinat dhe paisjet me aparaturën më të sofistikuar që përdorë TenoBurimi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Vizita u shoqërua nga pjesa e stafit të kompanisë ndërsa studentët ishin shumë entuziast dhe kureshtar.
Komunikata e plotë e TehnoBurimi:
Vizita e studentëve në fabrikën tonë ishte eksperiencë e mahnitshme dhe e vlefshme për të gjithë ata të pranishëm. Fabrika jonë është një ndërmarrje e madhe, e specializuar në prodhimin dhe furnizimin me elemente të betonit.
Studentët u pritën me mirëseardhje nga stafi ynë i përkushtuar. Ata u shoqëruan nëpër fabrikë dhe u informuan per çdo fazë te procesit të prodhimit të elementeve të betonit.
Pas kësaj, studentët shkuan në zonën e prodhimit dhe vizituan te gjitha fazat e prodhimit. Atje, ata kishin mundësinë të shihnin makinat dhe paisjeve te avancuara që përdoren.
Në fund të vizitës, studentët kishin mundësinë të diskutonin mbi çdo aspekt të prodhimit të elementeve të gatshme të betonit dhe të merrnin informacione shtesë nga inxhinierët dhe stafi ynë. Ata ishin të frymëzuar nga efikasiteti dhe përpikëria në prodhimin e elementeve të betonit.
TenoBurimi Sha
Mitrovicë-Kosove
16.05.2023
LINJE E GARNTUAR E BASHPUNIMIT










