Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermanët dhe britanikët ia kërkojnë draft statutin Lajçak ia solli metodologjinë, a do të lëviz Kurti?

17/05/2023 - 18:02
në Kryesore, Lajme
A A
Lajçak dhe Kurti takohen në Antalia, bisedojnë për hapa konkret
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abbott i kërkoi që statutin ta hartojë duke u mbështetur në vizionin që ai e prezantoi në takimin e fundit me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiq, ndërsa Rohde thotë se duan ta shohin një draft me ide konkrete për Asociacionin. Emisari i BE-së, Miroslav Lajça i cili ishte javën e kaluar në Prishtinë, ia ka dhënë një metodologji për formimin e kësaj bashkësie komunash.

Drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e 2 majit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq u hodh poshtë nga ana e Kosovës dhe serbët që e hartuan u shkarkuan menjëherë.

Megjithatë, Kosova duhet ta formojë njëfarë Asociacioni. Këtë detyrim e ka pranuar edhe kryeministri Kurti në marrëveshjen e fundit të arritur me Vuçiqin për rrugën drejt normalizimit.

Kurti e ka një ide, inspiruar në modelin kroat. Në takimin e fundit me Vuçiqin, ai ka propozuar një “draft-vizion” për punën e rregullimit të komunitetit serb në Kosovë. Por Gjermania dhe tash Mbretëria e Bashkuar, po i kërkojnë atij që të bëhet më konkret – ta hartojë një draft-statut për Asociacionin.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, javën e kaluar tha se ka ardhur koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke treguar se “aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Pra, tani është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Të njëjtën gjë e kërkoi të martën edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas një takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme. Tha se vizioni i paraqitur i Kurtit nuk mjafton.

“Drafti më i mirë mund të përgatitet nga vetë Kosova për Kosovën. Një vizion nuk është draft. Çka na duhet nga Kosova sa më parë është një draft, që të shohim se çfarë idesh konkrete ka për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ky, mendoj që është obligim i Kosovës për ta sjellë përpara këtë proces”, tha Rohde.

Metodologjia e Lajçakut

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, të hënën pas takimit me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel, foli për disa dokumente, të cilat tregoi se emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, ua solli në Prishtinë gjatë vizitës së fundit javën e kaluar.

Një nga dokumentet, siç tregoi Bislimi, ishte “një metodologji” se si e sheh Lajçak punën e mëtejme për formimin e Asociacionit.

“Për takimin e nivelit e lartë në 2 maj nuk ka qenë pjesë e takimit sot, mirëpo ka qenë dokumente të cilat na ka sjellë z. Lajcak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë. Ai ka sjellë, për shëmbull, një draft se si do të duhej të dukeshin termat e referencës për Komitetin e Përbashkët që merret me monitorimin e Marrëveshjes Bazike, draft-dokument për termat e referencës për Komitetin e Përbashkët që merret me zbatimin e Marrëveshjes për të Pagjeturit dhe një metodologji për atë se si ai e sheh punën e mëtejme rreth zbatimit të pikës 7 të Marrëveshjes Bazike”, tha Bislimi.

Për dy dokumentet, Bislimi tha se e kanë pasur të pamundur që të shkojnë në Bruksel me përgjigje të plota, por tha se kanë premtuar që ato do t’i dorëzojnë të premtën. Metodologjinë rreth Asociacionit, Bislimi e kundërshtoi.

“Për metodologjinë kemi thënë se nuk mund të ndërtojmë metodologji për një prej pikave të marrëveshjes pa patur një plan të zbatimit për marrëveshjen në tërësi dhe rrjedhimisht të njëjtën nuk është diskutu fare’’, tha ai.

Cila është ideja e Kurtit?

Pasi e konsideroi të papranueshëm draftin e propozuar nga ekipi serb, kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e 2 majit dha pak detaje për propozimin e tij, të cilin e quajti “draft-vizion”.

Për propozimin e dorëzuar prej tij, Kurti ka kërkuar që diskutimet të fillojnë “sa më parë”.

“Unë ua thashë në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, të logjikshme se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë të fillojmë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni vleror çfarë kam propozuar unë sot”, tha Kurti më 2 maj.

Kurti tha se draft-vizioni i tij u inspirua “prej një marrëveshje që ka bërë Serbia me Kroacinë”.

“Serbia dhe Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, ku parashihen edhe të drejta, dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci. Dhe unë jam inspiruar prej atij modeli, meqenëse siç dihet nga shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë, Kroacia doli si shtet i pavarur edhe ne si Republikë e Kosovës jemi pjesë e të njëjtit proces të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Duke pas parasysh, që Kroacia edhe është anëtare në Bashkimin Europian, edhe është anëtare në NATO, edhe i ka normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, e ne si Republikë e Kosovës aspirojmë edhe në NATO, edhe në Bashkimin Europian, besoj që ka qenë një model i duhur prej nga unë kam marrë frymëzim që të shkruaj këtë draft vizion me 11 pika apo në 10 plus 1 që të jem më i saktë”, ka thënë kryeministri.

Në draft-vizionin e tij, Kurti s’e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por thirret në Nenin 7 të Marrëveshjes së fundit me Serbisë, që parasheh krijimin e një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb.

Një draft-statut, sipas propozimit të Kurtit, duhet t’i plotësojë disa kushte – mes tjerash, “t’ua ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetëmenaxhimi”.

Në krye të vizionit të Kurtit përmendet se statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me letrën e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe me qëndrimin e SHBA-së, që ka shprehur disa garanci se çka s’duhet të jetë Asociacioni.

Pastaj, sipas Kurtit, duhet të parashihet mundësia për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, si dhe të “njihen plotësisht karakteristikat kushtetuese” të Kosovës, duke respektuar pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Propozimi i Kurtit “parasheh një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes të tjerash, përmes pjesëmarrjes në Këshillin Konsultativ për Komunitete”. Serbia mund ta financojë Asociacionin, sipas vizionit të Kurtit, por duke respektuar disa rregulla.

“Do të ofrojë mundësi për t’u financuar nga buxheti i Kosovës, organizatat ndërkombëtare, institucionet dhe donacionet e vendeve të treta, duke përfshirë nga Serbia, të cilat duhet të dërgohen të gjitha përmes procedurave dhe rregullave të Ministrisë së Financave të Kosovës”, thuhet në pikën pestë të propozimit.

Në propozim po ashtu theksohet se do të mund të themelohen asociacione në fushën e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe asociacione të natyrave të ndryshme për “shprehjen, ushqyerjen dhe zhvillimin e identitetit serb”, bazuar në ligjet aktuale për ushtrimin e shërbimeve jofitimprurëse.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë