Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diplomacia kosovare në zbehje, analistët kërkojnë komunikim përmes kanaleve zyrtare e jo në rrjete sociale

20/02/2022 - 10:30
në Kryesore, Lajme
A A
Diplomacia kosovare në zbehje, analistët kërkojnë komunikim përmes kanaleve zyrtare e jo në rrjete sociale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Diplomacia e Kosovës po shënon zbehje të vazhdueshme, qoftë në aktivitete, përfaqësim të vendit apo edhe në fushën e politikave të kultivimit të marrëdhënieve me vendet tjera, thonë njohësit e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, viteve të fundit, Kosova ka shënuar një rënie me shërbimin e vet diplomatik si dhe me aktivitetet diplomatike, kryesisht janë zhvilluar takime shumë palëshe dhe takime në margjina të samiteve apo ato të formatit online.

Krahas kësaj, ata kërkojnë që të forcohet edhe diplomacia digjitale pas gabimeve të njëpasnjëshme të kryediplomatës në rrjetet sociale.

Profesori i Integrimeve Europiane, Dritëro Arifi, për Ekonomia Online ka thënë se politika e jashtme e Kosovës ka probleme substanciale. Ai konsideron se më shumë duhet të komunikohet përmes kanaleve zyrtare e jo në rrjete sociale.

“Nëse e shikojmë politikën e jashtme nga aspekti teorik i dokumenteve i strategjive mund të themi që jemi mirë, jo shumë mire po jemi mirë. Por në rrafshin praktik mund të themi që kemi probleme substanciale dhe ka skajshmërish ka një amatorizëm. Shpesh herë i kemi pa qeveritarët, qeveria ndonjëherë komunikon me disa komunikata përmes twitter-it, facebook-ut që nuk është normale për një shtet serioz. Duhet të komunikohet në kanalet zyrtare dhe sa më pak në rrjete sociale”, thotë ai.

Arifi thotë se edhe rënia e indeksit të ekonomisë është një indikator në politikën e jashtme, ai thotë se ne jemi vendi më i izoluar dhe se për këtë i bie përgjegjësia qeverisë aktuale.

“Tash kemi rënie në indeksin e ekonomisë së lirë dhe kjo është një indikator në politikën e jashtme, se si na shohin të tjerët se çka po ndodh në Kosovë brenda Kosovës. Jemi vendi më i izoluar në kontinentin e Evropës, kuptohet nuk është vetëm faji i kësaj qeverie por po flasim për politikën e jashtme tash, përgjegjësia i bie kësaj qeverie se çka po bën dhe çka duhet të bëjë në të ardhmen e afërt. Si e sheh politikën e jashtme, a e kemi synimin tonë integrimin në familjen euroatlantike, po si bëhen ajo domethënë kështu duhet të shtrohet ky narracion por pa hakmarrje, pa gjuhën e urrejtjes që po e shoh çdo ditë që ndonjëherë qeveria nuk po mundet të largohet nga e kaluara e saj dhe kjo do të jetë një ndikim shumë i madh në fazën e ardhshme të politikës së jashtme kurdo që fillojnë ta zhvillojnë”, u shpreh Arifi.

Dritëro Arifi tutje tha se shteti ynë nuk po mund të dakordohet në mes vete e kjo po na sjellë pasoja edhe me partnerët tanë.

“Ne jemi shtet i vogël, nuk kemi fuqi as politike, as ushtarake e mos të flas për ekonomike. Pra kjo bëhet në harmoni të plotë dhe në dakordim të plotë me partnerët tanë, mirëpo për fat të keq kjo qeveri nuk e ka këtë kimi, këtë hap që ka një dakordancë të madhe. Ne nuk po dakordohemi mes vete e mos të flasim për partnerët tanë. Kemi një çakordim total me partnerët tanë sidomos në politikat madhore se si Kosova duhet t’i zhvilloj. Ne nuk po jemi në gjendje që ta bindim partnerin tonë më të rëndësishëm SHBA-në që ne jemi në rrugën e duhur”, tha ai

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirlind Behluli thotë se politika e jashtme e Kosovës nuk ka qenë e qartë, duke thënë se më shumë ka pasur diplomaci të letrave. Ai konsideron se diplomacia kosovare më shumë ka pasur takime shumë palëshe e në formatin online.

“Konsideroj se përveç që nuk ka qenë mjaftueshëm e qartë politika jonë e jashtme, nuk ka qenë edhe aq aktive. Kryesisht kemi parë këtë vit takime shumë palëshe edhe takime në margjina të samiteve apo edhe takime në formatin online, por jo takime të shumta në aspektin e takimeve bilaterale ose trelaterale. Përgjithësisht ka pasur diplomaci online, diplomaci të letrave dhe diplomaci të takimeve në margjina të samiteve”

“Mendoj që përkundër kësaj e kemi pasur një iniciativë të mirë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ajo është rekrutimi i ambasadorëve të rinj dhe të konsujve të ri. Pra, përtej shkarkimeve besoj se ka pasur një hap të qëlluar në rekrutimin e ekspertëve në rekrutimin e ambasadorëve të karrierës, dërgimin e ambasadorëve të karrierës në diplomaci në ambasadat tona ku ekzistojnë. Pra, kemi pasur një politikë siç e thash edhe më herët, një politikë të samiteve të takimeve multilaterale por kemi pasur edhe një iniciativë të mirë në rekrutimin e ambasadorëve dhe në marrjen e agremanit nga qeveritë e huaja për ambasadorët tanë”, tha ai

Behluli ka kërkuar që të emërohen ambasadorët e rinj në mënyrë siç thotë ai, të ketë Kosova përfaqësim dinjitoz. Krahas kësaj, Behluli thotë se Kosova çalon edhe në diplomacinë digjitale pas gabimeve të njëpasnjëshme të MPJD-së në rrjetin social “Twiter”.

“E para dhe më e rëndësishmja është që të përfundohet procesi i rekrutimit të ambasadorëve të rinj sepse duhet të përfundoj sa më shpejtë në mënyrë që të kemi përfaqësim dinjitoz në vendet ku ekzistojnë ambasadat tona dhe konsullatat. E dyta të ketë një kujdes më të veçantë në aspektin e diplomacisë publike. Pra ne çalojmë, kemi parë në vitin e fundit se çalojmë në diplomacinë digjitale, kemi pasur shumë herë probleme me flamuj të gabuar, me komente të gabuara në Twitter e kështu me radhë. Pra duhet të krijojmë mekanizma që sigurojnë përfaqësimin dinjitoz të Kosovës edhe në diplomacinë publike dhe digjitale”, ka thënë Behluli për EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë