Një rast i dhunës në familje ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë, ku nënë e bijë janë përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Dy gratë, shtetase të Shqipërisë, kanë marrë tretman mjekësor.
Foto ilustrim
Raporti i plotë policor:
Mitrovicë Jugu 17.05.2023 – 16:24. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me nënën e saj, të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë janë përleshur fizikisht. Të dy palëve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.













