Profesori univeristar, Mazllum Baraliu ka komentuar deklaratat e disa prej deputetëve të opozitës ku paralajmëruan zgjedhje të reja, shkak përqarja brenda VV’së.
Baraliu në një intervistë për GazetaBlic thotë se, zgjedhjet nuk ofrojnë kurrëfarë zgjidhje në këtë situatë që jemi.
“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këtë situatë që jemi, nuk do të ofronin kurrfarë zgjodhje. Ata tash nuk janë zgjidhje për problemet që kemi”, tha ai.
Sipas Baraliut, problemet duhet të zgjidhen në mënyra tjera dhe sipas tij VV’ja duhet të kujdeset më shumë për për organizimin dhe funksionimin e strukturave të saja të brendshme.
“Problemet duhet të zgjidhen në mënyra tjera dhe në forma tjera. Edhe Lëvizja Vetëvendosje brenda saj do të duhej të kujdesej më tepër për organizimin dhe funksionimin e strukturave të saja të brendshme, por edhe shteti i Kosovës duhet të ketë parasysh që problemet nuk mund të zgjidhen me zgjedhje sepse kemi një stabilitet qeverisës”, tha Baraliu.













