Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër në orën 11:00 Atiq betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut, për të tjerët ende s’dihet

18/05/2023 - 21:30
në Kryesore, Lajme
A A
Nesër në orën 11:00 Atiq betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut, për të tjerët ende s’dihet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Erden Atiq nesër do të betohet si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut. Përgatitjet për seancën solemne që do të nisë në orën 11:00 kanë shkuar në rregull. Zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku, tha se më në fund qytetarët atje po i kthehen normalitetit. Në anën tjetër, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, njoftoi se ende nuk kanë pranuar ftesë nga kryetarët e rinj në Veri për seancë solemne. “Jemi në koordinim e sipër”, tha Krasniqi për Express.

Kandidati i VV-së në zgjedhjet e 23 prillit, Erden Atiq, ka dalë fitues pas procesit zgjedhor që u karakterizua me dalje të ulët të qytetarëve. Ai pritet nesër ta japë betimin si kryetar i Mitrovicës së Veriut. Seanca solemne do të nisë në orën 11:00, derisa zv/kryetari i Kuvendit Komunal, Skender Sadiku, ka thënë se përgatitjet për këtë procedurë kanë shkuar në rregull.

Sadiku në një bisedë me Gazetën Express tha se pas betimit, kryetari duhet ta zgjedh nënkryetarin ndërsa asambleja do ta zgjedh zv/kryetarin për komunitete, “më pas bëhen drejtoritë dhe vazhdohet puna”.

“Që nga betimi, kryetari duhet ta zgjedhë nënkryetarin, pastaj ne si asamble duhet ta zgjedhim zv/kryetarin për komunitete. Kjo është çështje si në çdo komunë normale, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Bëhen drejtoritë pastaj vazhdohet puna. E mira e kësaj është që për momentin jemi të bllokuar dhe jemi duke funksionuar vetëm me një drejtori. Shpresojmë që për të mirën e qytetarëve është që sa më shpejtë të funksionalizohet komuna me i ofru shërbime qytetarëve”, tha ai.

Sadiku përmendi edhe deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili kërkoi nga kryetarët e rinj të kenë “rol teknik dhe jo politik”. Sipas Sadikut, komunat nuk janë për ndonjë politikë të madhe.

“Ishte edhe prej ambasadës amerikane kërkesa që realisht jo veç kryetari i komunës sonë të vogël, por të gjitha komunat teknikisht i kemi, nuk jemi për ndonjë politikë të madhe, veprime të mëdha, te na fillon dhe mbaron me çështje të vogla të komunës, siç janë kanalizimi, ujësjellësi, mirëqenia, kulturë, sport. Do të jetë një ditë e thjeshtë si çdo ditë, nuk pres asgjë të jashtëzakonshme. Më në fund po u kthehemi normalitetit”, tha ai për Express.

Ndërkaq, përveç Atiqit, betimin duhet ta japin edhe kryetarët e tri komunave në Veri- Izmir Zeqiri, Ilir Peci dhe Lulëzim Hetemi. Për kryerjen e kësaj procedure, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i tha Gazetës Express se ende nuk kanë pranuar ftesë për seancë solemne.

“Jo ende kemi pranuar ftesën për seancën solemne në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për kryetarët e tjerë. Por jemi në koordinim e sipër, shumë shpejtë do të bëhet ftesa nga kryetarët dhe asamblistët tjerë”, tha ai.

Rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit u certifikuan më 28 prill, kështu 28 maji u vendos si afati i fundit për t’u betuar kryetarët e katër komunave veriore- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Nëse deri më 28 maj nuk betohen, ata humbin mandatin,

“Kryetarë me rol teknik”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zgjedhjet që u mbajtën më 23 prill në katër komunat veriore ishin “konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”, mirëpo shtoi se kryetarët e rinj të komunave në Veri duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur.

“Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, tha ai në një intervistë për Telegrafin.

Ambasadori amerikan deklaroi se pret nga kryetarët e rinj që të marrin rol teknik dhe jo politik.

“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë ambasadori.

Hovenier tha se çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre, do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë